1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Deklarata qeveritare e Merkelit me pika të debatueshme

Bashkëpunëtorët e deritanishëm ishin për herë të parë në pozicione të kundërta. Kancelarja gjermane Angela Merkel paraqiti programin qeveritar. Ish-zëvendësi i saj, Frank-Walter Steinmeier e kundërshtoi programin.

Kancelarja Merkel mban deklaratën qeveritare për marrëveshjen e koalicionit

Kancelarja Merkel mban deklaratën qeveritare për marrëveshjen e koalicionit

Lëvdata që kancelarja Angela Merkel mori disa ditë më parë në Kongresin amerikan, tani duket edhe më e justifikuar. Kjo sepse në parlamentin e vet kancelarja sërish u rikthye në një mesatare retorike. Merkeli ndoshta hoqi dorë me qëllim nga polemikat e rëndomta me kundërshtarët politikë. Edhe për faktin se deri dje ka bashkëqeverisur me socialdemokratët, tani partia më e madhe opozitare.

Programit të Angela Merkelit i mungonte çdo humor dhe lojë fjalësh. Kryesisht me një gjuhë teknokrate, ajo shpjegonte pikat esenciale të programit të nxjerra nga marrëveshja e koalicionit qeveritar mes partive CDU/CSU dhe FDP. Për shembull, Merkeli foli për planet për uljen dhe thjeshtësimin e takswws mbi tww ardhurat, të cilat janë kontestuar edhe në radhët e vet partisë së saj kristiandemokrate. Merkeli megjithatë theksoi qartë: të dyja duhet të ndodhin në vitin 2011. Madje ajo përdori edhe parullën parazgjedhore të liberalëve: "Më thjesht, më ulët dhe me më shumë drejtësi".

Merkeli nuk e preku gati fare temën tjetër të madhe kontestuese në koalicionin e sapo krijuar: reformën e shëndetësisë. Marrëveshja e koalicionit interpretohet prej të gjithëve ndryshe dhe sipas nevojës. Se çfarë çwwshtje e nxehtë është çëshja e reformës shëndetësore, e di jo vetëm Barack Obama, por edhe kancelarja Merkel. Për shkak të planeve radikale për reforma, ajo për pak humbi zgjedhjet në vitin 2005. Prandaj vendosi që kësaj radhe këtë temë ta lë në plan të dytë.

Programi kishte mjaft pika të dobëta, që ofrojnë mundësi për sulme prej partive të majta opozitare. Shefi i ri i franksionit të socialdemokratëve, ish-ministri i Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier, e shfrytëzoi shansin. Udhëheqësi i ri i opozitës, i cili në kohën kur ishte në pushtet më së shumti ka punuar nga radha e dytë dhe ka pak përvojë me Parlamentin, dëshmoi një aftësi të theksuar retorike. Ai kritikoi planet për tatime, me fjalët se do të sjellin ngarkesa të reja dhe dallime të tjera sociale.

Mirëpo debati tregoi se as kjo paraqitje e tij nuk do të ndalë rënien e socialdemokratëve. Kjo për faktin se udhëheqësi i partisë së dytë më të madhe opozitare, Oskar Lafontaine nga E Majta, kontestonte jo vetëm me fjalë pozitën e Steinemeierit si udhëheqës të opozitës. Lafontaine ishte më bindës edhe për sa u përket disa gabimeve brenda programit, si në planin financiar ashtu dhe social. Konkurrenca mes partive opozitare duket se do të jetë aq interesante, sa edhe ajo mes partive në koalicionin qeveritar.

Autor: Peter Stützle/Bahri Cani

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 11.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KU4W
  • Data 11.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KU4W