1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Deklaratë qeveritare për angazhimin e ushtrisë gjermane në Afganistan

Duke paraqitur para Bundestagut deklaratën për angazhimin ushtarak gjerman në Afganistan ministri i Jashtëm Guido Westerwelle u angazhua për zgjerimin e misionit në Afganistan si në aspektin ushtarak dhe në atë civil.

Ushtarë gjermanë në Afganistan

Ushtarë gjermanë në Afganistan

Shefi i diplomacisë gjermane foli në deklaratën e tij qeveritare për "një fillim të ri dhe ndryshim strategjie" në Afganistan. Me këtë rast liberali i FDP-së, Guido Westerwelle përmendi marrëveshjen e arritur në konferencën ndërkombëtare për Afganistanin në fund të muajit janar në Londër. Sipas saj pikërëndesa të angazhimit në Afganistan do të jenë rindërtimi i vendit dhe përforcimi i trajnimit të forcave afgane të sigurisë. Edhe pse nuk kanë munguar rezultatet në ndërtimin e shkollave të reja, përmirësimin e gjendjes së furnizimit më ujë të pijshëm dhe energji elektrike si dhe përparimet në bujqësi, prapë se prapë tha Westerwelle, në përgjithësi kemi një "bilanc të përzier".

Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle duke paraqitur para Bundestagut deklaratën për Afganistanin

Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle duke paraqitur para Bundestagut deklaratën për Afganistanin

"Vitin e fundit është përkeqësuar sërish gjendja e sigurisë. Afganistani furnizon ende me opium rreth 90 përqind të tregut botëror. Sot gjendja në Afganistan nuk është ajo që kemi shpresuar para tetë vitesh. Andaj kjo qeveri ka punuar nga fillimi për një rifillim të ri në Afganistan." - tha Westerwelle

Kjo nuk është kritikë ndaj kursit të qeverive të mëparshme ndaj Afganistanit por një hap i nevojshëm nga mësimet e nxjerra gjatë viteve të fundit, tha ministri i Jashtëm gjerman. Me miratimin e qeverisë afgane dhe partnerëve ndërkombëtarë në vitin 2011 duhet të fillohet që kompetencat për sigurinë në vend t'u kalohen hap pas hapi afganëve. Një proces i cili duhet të përmbyllet në vitin 2014. "Kjo është një perspektivë realiste, për të cilën ne duam dhe do të punojmë. Por kjo nuk është një datë konkrete për tërheqje. Përmendja e një date të tillë do të thoshte inkurajim i terroristëve dhe do të ishte gabim." - tha Westerwelle.

Një perspektivë të qartë tërheqjeje kërkoi paraardhësi i Westerwelles, Frank-Walter Steinmeier, aktualisht kryetar i grupit parlamentar të socialdemokratëve opozitarë (SDP) në Bundestag: "Nëse nuk gaboj atëherë në shumë vende evropiane na janë mirënjohës që ne në Gjermani kemi hedhur në diskutim publik një perspektivë tërheqjeje deri në vitin 2014-2015. Kjo është diçka që pak nga pak po pranohet edhe në shtetet e tjera të Bashkimit Evropian".

Partia e vetme në Bundestag që refuzon në parim misionin e ushtrisë gjermane në Afganistan është partia "E Majta". Zëvendëskryetari i grupit parlmantar Jan van Aken, i cili tash së fundi ka qenë në Afganistan, i quajti thëniet e ministrit Westerwelle që dërgimin e planifikuar të ushtarëve shtesë në Afganistan e quan trupë mbrojtëse si "mashtrim të ulët".

"Unë i kam parë me sytë e mi se si duken këto trupa mbrojtëse. Ata janë ushtarë të armatosur deri në dhëmbë. Kjo nuk është akuzë ndaj ushtarëve, sepse natyrisht që ata do të qëllojnë dhe duhet të luftojnë kur dalin jashtë kazermës." - tha van Aken.

Afghanistan USA Armee Symbolbild Militär Flash-Galerie

Misioni në Afganistan: konflikt i armatosur sipas të drejtës ndërkombëtare civile

Megjithatë qeveria gjermane e klasifikoi për herë të parë zyrtarisht misionin në Afganistan si "konflikt të armatosur sipas të drejtës ndërkombëtare civile". Deri tani qeveria i shmangej një përkufizimi të saktë juridik të misionit të Bundeswehrit në Hindukush. Që gjërat t'i quajmë me emër ua kemi borxh të gjithë atyre që i ekspozohen rrezikut, theksoi ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle: "Intensiteti i dhunës së armëve me të cilin zhvillohen përleshjet me kryengritësit dhe organizatën e tyre ushtarake na bën që gjendjen e misionit të ISAF-it edhe në veri të Afganistanit ta cilësojmë si konklikt të armatosur sipas të drejtës ndërkombëtare civile".

Westerwelle u angazhua edhe për shtimin e planifikuar të kontigjentit gjerman në Afganistan. "Megjithëse ne kemi aktualisht 4.500 ushtarë dhe ushtare në Afganistan, vetëm 280 janë të ngarkuar me trajnimin e forcave të sigurisë. Tani ne po e rrisim numrin vetëm me 500 ushtarë të tjerë, por po shtojmë komponentët e mbrojtjes dhe të trajnimit për 1.400 ushtarë dhe ushtare. Si plotësim qeveria federale kërkon të krijojë një njësi rezervë me 350 ushtarë të tjerë," - deklaroi më tej Westerwelle.

Autor: Marcel Fürstenau/ Esat Ahmeti
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 11.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LydW
  • Data 11.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LydW