1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Debutim i sukseshëm në Kampionatin Botëror të Futbollit 2010

Pas katër javësh të Kampionatit të parë Botëror të Futbollit në tokën afrikane mund të thuhet se Afrika e Jugut e shfrytëzoi shansin edhe pse nga pikëpamja sportive dëshirat mbetën të hapura.

Festa finale e kampinatit

Festa finale e kampinatit

Kur presidenti i FIFA, Joseph Blatter, e vendosi thuajse me kokën e vet që kampionati të zhvillohej në Afrikën e Jugut, u shprehën shumë rezerva dhe frikëra. Tani duhet të pranojmë se shumica e tyre nuk u bënë realitet. Kaos në qarkullim nuk pati, hotelet ishin sipas mendimit të të gjithëve në rregull dhe kriminaliteti të paktën lidhur me vizitorët dhe zyrtarët e kampionatit ishte në limit. Që stadiumet ishin perfekte, kjo dihej para se të fillonin ndeshjet. Kështu Afrika e Jugut mund të ndihet si fitimtare e këtij kampionati, sepse i dëshmoi botës që është në gjendje të organizojë një aktivitet të tillë kaq të madh. Se sa do të përfitojnë prej kësaj në të ardhmen Afrika e Jugut dhe i gjithë kontinenti afrikan kjo mbetet të pritet.

vuvuzela

Minuse të vogla ka lidhur me zhurmën e padurueshme të vuvuzelave që bënin që në stadiume të mos dëgjoheshin as brohorimat e tifozave. Po ashtu edhe se vizitorët nuk ndjenë ndonjë eufori gjithëpërfshirëse si në vitin 2006 në Gjermani.

Humbës FIFA

Predikati i fituesit që pretendojnë për vete FIFA dhe para së gjithash Joseph Blatter – duhet t'u refuzohet. Ata bënë shumë shpesh figurë të keqe. Kështu me sa duket shitja e biletave nuk ka funksionuar si duhet, gjë për të cilën dëshmojnë vendet bosh nëpër stadiume. Po ashtu në lidhje me gjykimet pjesërisht katastrofale të arbitrave, përfaqësuesve të FIFA-s s'u ra ndër mend gjë tjetër vetëm se të bënin deklarata zbutëse.

Ganezi Asamoah Gyan dhe arbitri Olegario Benquerenca, portugez

Ganezi Asamoah Gyan dhe arbitri Olegario Benquerenca, portugez

Dhe edhe në lidhje me kërkesën për mjete teknike ndihmëse nuk u bënë premtime për ndryshime. Rreptësia me të cilën FIFA arriti të nxirrte pa mëshirë interesat e veta, madje edhe kundrejt tregtarëve të vegjël, tmerroi edhe një herë shumëkënd. Në përgjithësi FIFA dha me organizimin e kampionatit në Afrikën e Jugut argumente të tjera në favor të atyre që mendojnë se ajo ka nevojë ekstreme për reforma.

Jo kampionati më i fortë

Nga këndvështrimi sportiv ndeshjet nuk ishin ndonjë çudi. Deri në çerekfinale pati shumë ndeshje të dobta. Dhe në fund të fundit vetëm dy skuadra ishin ato që shkaktonin entuziazëm dhe sillnin impulse – Spanja me lojën me pasime të shkurta të perfeksionuar vitet e fundit, dhe Gjermania me lojën e saj sulmuese. Kampionati tregoi se koha e starëve individualë një herë për një herë ka marrë fund dhe se tendenca që star të jetë ekipi vazhdoi.

Starët e kampionatit Thomas Müller, Gonzalo Higuain, Andre Ayew dhe Luis Suarez

Starët e kampionatit Thomas Müller, Gonzalo Higuain, Andre Ayew dhe Luis Suarez

Në rast se nuk funksionon ekipi, sot nuk fiton dot as po pate në ekip dy-tre starë. Kjo lidhet edhe me atë që me sa duket mes mbrojtjes dhe sulmit nuk ka më ndonjë ndryshim të vërtetë dhe se të gjithë duhet të jenë në gjendje të luajnë në të gjitha pozicionet.

Evropa dominuse

Afrika nuk arriti ta shfrytëzonte faktin që ndeshjet zhvilloheshin në fushën e saj. Gana arriti vërtet në çerekfinale, por ishte e vetmja nga gjashtë skuadrat që kishin kaluar raundet eliminatore. Shumë pak po ta krahasosh me shpresat.

Po ashtu nëse në prag ndeshjeve për çerekfinalen dukej se kishim një supremaci të amerikanojugorëve në tri vendet e para u renditën tri ekipe evropiane.

DFB e lumtur

Federata Gjermane e Futbollit duhet ta ndjejë veten të lumtur jo vetëm për vendin e tretë. Kampionati në Afrikën e Jugut tregoi qartë se ndryshimet dhe vendimet e viteve të fundit ishin me vend.

Ekipi gjerman

Ekipi gjerman

Përqëndrimi tek talentet e reja ishte po aq i mirë për ekipin gjerman, sa edhe vendimi për të angazhuar lojtarë që mund të luanin edhe për një vend tjetër. Po ashtu edhe vazhdimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i filozofisë së stërvitjes dhe të lojës që kishin përpunuar Jürgen Klinsmann dhe Joachim Löw për kampionatin e vitit 2006 ia vlejti.

Në rast se DFB do t'ia dalë që ta mbajë Joachim Löw edhe më tej atëhere nisur edhe nga ekipet e talenteve të reja të federatës mund të gëzohemi që tani për të ardhmen e artë të futbollit gjerman.

Autor: Wolfgang van Kann
Redaktor: Dr. Pandeli Pani

DW.COM

  • Data 12.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OGR8
  • Data 12.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OGR8