1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Debutim dinjitoz: barazimi në ndeshjen historike të kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës e kaloi me sukses ndeshjen premierë me Finlandën për eliminatoret e Kupës Botërore si ekipi më i ri në FIFA. Shoqëria, media dhe politika në Kosovë shprehin entuziazmin e tyre një ditë pas ndeshjes.

Ndeshja e parë, pika e parë. Kosova deputoi me sukses. Heroi i mbrëmjes për kombëtaren e re të futbollit deri pak para lojës nuk e dinte nëse do t'i lejohej të luajë.

Deri në fund të natës u festua në baret e Prishtinës deputimi i Kosovës në skenën e madhe të futbollit dhe presidenti Hashim Thaçi përshëndeti "Heronjtë e rinj" të vendit.

Historia e pikës së parë fituese e ekipit të futbollit me rezultat barazues (1:1) në eliminatoret për Kupën e Botës kundër Finlandës gëzoi të gjithë vendin. Në rrugë e nëpër lokale njerëzit festuan për suksesin sportiv të futbollistëve.

Shumë gazeta botojnë fotografi, ku shihet gëzimi nga kombëtarja e re e futbollit. Heroi i mbrëmjes ishte Valon Berisha, i cili në minutën e 60-të, pas penalltisë barazoi me reultatin 1 me 1. "Është një ndjenjë shumë e mirë, unë kam ëndërruar të shënoj një gol për Kosovën", tha 23 vjeçari.

Deri në disa orë para fillimit të ndeshjes në Turkun e Finlandës nuk ishte e qartë nëse golashënuesit të parë të Kosovës do t'i lejohej të luante në këtë ndeshje. Ashtu si edhe disa shokë të tij të klubit, edhe mesfushorit me nënshtetësi norvegjeze i është dashur të aplikojë për leje të veçantë tek FIFA për të marrë të drejtën të luajë. Kërkesa e tij u miratua e fundit nga 16 aplikues, të cilët kanë marrë të drejtën të luajnë për vendin.

Mediat në Kosovë pas ndeshjes u shprehën njëzëri: "Ne mund të kishim fituar", kanë shkruajtur disa prej tyre. Në fakt, lojtarët e rinj ishin më të mirë, kishin më shumë goditje për gola se sa Finlanda, ndonëse jo gjithmonë me sukses. Megjithatë portieri Samir Ujkani deklaroi: "Përderisa ne kemi treguar që dimë të lujamë futboll, e dimë edhe që kemi bërë gabime". Ai ende sheh vend për përmirësime në ekipin e tij dhe është optimist: "Ne ende jemi një ekip i ri".

Ndërkaq gëzimi i dashamirësve të futbollit për këtë ndeshje nuk ka munguar as në rrjetet sociale. Të rinj e të reja nga Kosova kanë postuar fotografi, statuse e kanë thurur vargje në faqet e tyre të Facebook-ut.