1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Debatohet ashpërsimi i kushteve për të huajt në Gjermani

Partitë qeveritare të Unionit CDU-CSU si dhe FDP po diskutojnë mbi një ligj më të ashpër për të huajt.

default

Pa gjuhë s'ka aintegrim!

Gazeta "Süddeutsche Zeitung" citon nga një propozim i partive CDU-CSU dhe FDP-së, i hartuar nga zëdhënësit e CDU-CSU-së dhe FDP-së për politikën e brendshme Hans-Peter Uhl und Gisela Piltz. Në të thuhet, se imigrantët e rinj duhet të kalojnë testin e gjuhës në kursin e tyre të integrimit para se të marrin një leje afatgjatë qëndrimi. Lejet e qëndrimit planifikohet të kufizohen për një vit deri në kalimin e provimit.

Ministria e Brendshme e përshëndeti nismën

Kushtëzimi e së drejtës së qëndrimit të nga suksesi në kursin e integrimit mund të japë një shtysë shtesë për t'u integruar shpejt në kushtet e jetesës në Gjermani, kumtoi kjo ministri. Imigrantëve të rinj u duhet edhe tani të ndjekin një kurs integrimi, megjithatë mjafton një pjesëmarrje e rregullt në mësim. Kush nuk paraqitet në mësim, mund të humbasë të drejtën e qëndrimit. Rregulla prek vetëm migrantë nga shtete me detyrim për marrje vize, si për shembull turqit dhe egjiptianët. Në kuadër të debatit të ashtuquajtur Sarrazin, kancelarja Angela Merkel (CDU) pati paralajmëruar se do të sillej më ashpër ndaj refuzuesve të integrimit.

Autor: Elert Ajazaj

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 10.03.2011
  • Fjalët kyç huaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Wwi
  • Data 10.03.2011
  • Fjalët kyç huaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Wwi