1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Debati për pagën minimale - CDU-ja për pagë minimale të negociuar nga punëdhënës dhe punëmarrës

Pas refuzimit shumëvjeçar kancelarja Angela Merkel dhe Partia e saj Demokristiane synojnë kufij minimalë fiksë për pagat në Gjermani. Megjithatë, partia nuk do një pagë minimale ligjore kombëtare të vendosur prej shtetit

default

Sipas një rekomandimi për kongresin e ardhshëm të partisë në nëntor paga minimale do të hartohet në një komision të përbërë nga punëdhënës dhe punëmarrës. Autonomia e tyre tarifore nuk do të preket, u tha më tej. Në marrëveshjen e koalicionit Bashkimi CDU/CSU dhe FDP-ja e patën refuzuar një pagë të përgjithshme dysheme.

Ministrja e Punës: Kufiri minimal i pagës nuk duhet të përcaktohet prej politikës

Ministrja e Punës Ursula von der Leyen (CDU) e mbrojti kthesën e partisë në çështjen e pagës minimale. Diferenca në paga në Gjermani sa vjen e thellohet, grupet e pagave të ulëta mbeten në vend, dhe lidhja tarifore sa vjen e pakësohet, tha von der Leyen të hënën (31.10) në radion Deutschlandfunk. Mirëpo kufiri minimal i pagës nuk duhet të përcaktohet prej politikës, po janë palët tarifore ato që duhet të merren vesh në mënyrë të pavarur për një "pagë të ndershme", tha von der Leyen.

Bundestag Hartz IV Reform Ursula von der Leyen

Ministrja e Punës Ursula von der Leyen

Sipërmarrësit kundër unifikimit të pagave minimale në nivel federate

Nga ana tjetër punëdhënësit në Gjermani vazhdojnë t'i refuzojnë pagat dysheme të vlefshme për gjithë vendin. Sipas gjykimit të presidentit të punëdhënësve Dieter Hundt për një gjë të tillë nuk ka as arsye objektive. Kthesa e CDU-së në këtë çështje është e pakuptueshme, tha Hundt sot në kanalin Deutschlandradio Kultur.

Lidhja e Sindikatave Gjermane deklaroi, se është në dispozicion për bisedime mbi hartimin konkret të një page të tillë minimale. Edhe Partia Socialdemokrate dhe Partia ‘E Majta' ofruan bisedime. Kryetari i Partisë Socialdemokrate Sigmar Gabriel u shpreh: "Për njerëzit është e rëndësishme që duke pasur punë të bëhen të pavarur prej ndihmës sociale. Për këtë ne socialdemokratët jemi gati të kontribuojmë."

Autor: Elert Ajazaj

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora