1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Hapat

Debati për decentralizimin e pushtetit në Kosovë & Problemet mes hungarezëve dhe serbëve në Vojvodinë

Përfaqësuesit e qeverisë, korit diplomatik perëndimor dhe përfaqësuesit e serbëve thonë se procesi i decentralizimit të pushtetit lokal në Kosovë është mundësia më e mirë për përmirësimin e jetës së komuniteteve - në veçanti të atij serb. Në një tryezë të organizuar në Prishtinë, nga Projekti për Marrëdhënie Etnike me seli në Shtetet e Bashkuara të Amërikës, u tha se forcimi i institucioneve në komunat e reja me shumicë serbe, do të ndihmojë në thellimin e dialogut dhe procesin e pajtimit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Incidentet e fundit që kanë ndodhur në Temerin, në afërsi të Novi Sadit, kur u sulmuan dy të rinj hungarezë, përsëri kanë ngritur tensionet ndëretnike në Vojvodinë. Në këtë pjesë të Vojvodinës ka pasur incidente të mëdha ndëretnike në periudhën prej vitit 2003 deri më 2005.

Autor: Bekim Shehu/Dinko Gruhonjiq

Redaktoi: Bahri Cani

Audio dhe video për temën

  • Data 05.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ltsr
  • Data 05.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ltsr