1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Debati mes CDU e CSU vazhdon: Kthesë djathtas apo nga qendra?

Ujdi pas konsultimesh 10- orëshe mes partive të unionit konservator, CDU e CSU. Tek çështja e debatuar e refugjatëve palët bien dakord të mos kalohet shifra e 200.000 vetëve.

CDU e CSU do të vazhdojnë konsultimet e tyre paraprake për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët para fillimit të bisedimeve të koalicionit me Liberalët e Të Gjelbrit edhe pas ujdisë së arritur për refugjatët. Sipas të dhënave nga CDU, Merkel dhe Seehofer sqarojnë të hënën detajet e ujdisë së arritur për refugjatët. Në konsultime 10 orëshe të dielën (08.10) partitë e unionit gjetën një gjuhë të përbashkët për çështjen e refugjatëve. Kompromisi mes CDU e CSU parashikon objektivin që brenda një viti të pranohen maksimalisht 200.000 refugjatë, me përjashtim të situatave të jashtëzakonshme. Në versionin final të cituar nga agjencia gjermane  e lajmeve, dpa thuhet se „duam të arrijmë që numri i përgjithshëm i pranimeve të refugjatëve për arsye humanitare…të mos kalojë shifrën 200.000 vetë në vit.“

Debati vazhdon

Por unioni CDU/CSU pritet të ketë divergjenca disamujore shkruajnë mediat gjermane, e kjo pavarësisht nga rezultatet e takimit Merkel-Seehofer. Debat themelor është orientimi i ardhshëm i partive konservatore. Merkel është për një kurs me orientim më tepër nga qendra, ndërsa Seehofer kërkon më në fund kthesën djathtas, pas rezultateve të dobta në zgjedhje. „Pa një sqarim, nëse ne jemi edhe nga përmbajtësore parti simotra, nuk mund të kemi bisedime paraprake" ështe shprehur, kreu i grupit parlamentar të landit, Alexander Dobrindt

CDU e CSU po kërkojnë të përcaktojnë kursin konservator në të ardhmen para fillimit të bisedimeve për koalicionin me liberalët dhe Të Gjelbrit. Bisedimet e zhvilluara në „Konrad Adenauer Haus", Berlin, ku Angela Merkel u takua të dielën (08.10) me kreun e CSU-së, Horst Seehofer u cilësuan si në një atmosferë konstruktive e miqësore. Politikani i CDU-së, Rainer Haseloff u shpreh se „e rëndësishme është krjimi i qeverisë brenda këtij viti". Kërkesat për qartësimin e pozicioneve brenda unionit vijnë edhe nga Të Gjelbrit, Liberalët, por edhe e majtë. 

Përgjegjësi për qeveri të stabilizuar

Pas suksesit të AfD-së, Seehofer këmbëngul për forcimin dhe kthimin tek profili konservator i unionit. Lidhur me bisedimet e koalicionit me Të Gjelbrit, CSU u shpreh se është e hapur duke theksuar se ka „një pjesë të kufizuar ujdie" në programet e partive. Ndërsa kreu i CSU-së, Seehofer kërkon në një plan 10-pikësh për unionin rikthimin e vlerave konservatore si kultura orientuese, patriotizmi.

Kreu i socialdemokratëve në opozitë, Martin Schulz i sulmoi partitë e unionit në një intervistë për „Bild am Sonntag". Ai u shpreh se „CDU e CSU dalin si grup parlamentar i përbashkët në Bundestag por në të vërtetë janë parti të armiqësuara."

 

la/(afp, dpa)