1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Debati mbi të huajt: Gjermania po ndryshon

Letrës së 21 nënshtetasve gjermanë me origjinë turke i përgjigjen politikanët e CDU-së. Politika e integrimit është fundamentale për të ardhmen. Ajo nuk mund të degradohet në një temë fushate elektorale, shkruajnë ata.

default

Kryetari i komisionit për politikën e jashtme, Rupreht Polenc i CDU-së nënshkrues i letrës

Në një letër të hapur drejtuar partive unioniste në pushtet në Gjermani, CDU dhe CSU, 21 nënshtetas gjermanë me origjinë turke kërkuan qëndrim më objektiv në debatin për dhunën që ushtrojnë të rinjtë.

Deputetët Özcan Mutlu dhe Bilkay Öney, shkrimtari Feridun Zaimoglu e të tjerë shkruajnë në gazetën ZEIT se ata i dënojnë si të pështira veprimet e llojit si ai që ngjau në një metro të Mynihut, kur dy të rinj me origjinë turke dhe greke rrahën deri në koma një pensionist gjerman, sepse u tha të shuanin cigaren në metro.

Integrimi shfrytëzohet për populizëm

Türken in einem Café in Deutschland

Turq në një kafene në Gjermani

Por gjermano-turqit shkruajnë në letër se shfrytëzimi i temës së integrimit të të huajve në një fushatë elektorale bëhet për arsye populiste dhe nxit ndjenja raciste. Këtu ata kanë parasysh debatin e ngjallur nga kryeministri i landit të Hesenit, Koh (Roland Koch) për mënyrën si duhen trajtuar këta të huaj. Kohu kërkoi në fushatën elektorale të sapopërfunduar në Hesen që edhe të huajt e mitur të ndëshkohen me kodin penal gjerman dhe në raste të veçanta edhe të dëbohen nga Gjermania. Nënshkruesit kërkojnë reagime serioze ndaj një politike të dështuar integrimi në Gjermani.

Përgjigja e politikanëve të CDU-së

Kësaj letre i përgjigjen sot po me një letër të hapur politikanë drejtues të partisë kristiandemokrate, CDU, në pushtet në Gjermani. "Politika e integrimit është kaq fundamentale për të ardhmen e vendit tonë, sa nuk mund të lejohet që ajo të degradohet në një temë fushate elektorale" shkruajnë ata në gazetën DIE ZEIT. Sekretari i shtetit për punët e brendshme, Peter Altmaier, kryetari i fraksionit të CDU-së, Fridbert Pflüger, kryetari i komisionit për politikën e jashtme, Rupreht Polenc kërkojnë në letër një konsens të ri mbipartiak për politikën e integrimit, së bashku me emigratët dhe shoqërinë shumicë.

Gjermania po ndryshon

Ky konsensus duhet të mbajë edhe përtej fushatave elektorale. Nënshkruesit tërheqin më tej vëmendjen në sukseset në politikën e integrimit të iniciuara nga CDU-ja, si ministrinë e parë për integrimin në NRW, iniciativat e kancelares për këtë temë etj.

Deutschland Wahlen Landtagswahlen Hessen Roland Koch

Politikani i CDU-së, Roland Koch dështoi me parullat e tij për kriminalitetin e të huajve

Kryetari i fraksionit të CDU-së në landin e Saksonisë së Poshtme, David McAllister thotë se ndryshimet janë të nevojshme:

"Gjermania po ndryshon. Në qytete të mëdha, p.sh. në Hanover, çdo i dyti fëmijë është me origjinë emigranti. Këta janë ata që për 20 vjet futen në punë dhe që do të kujdesen për mirëqënien tonë. Ndaj politika e integrimit duhet të hartohet vërtet mbi partitë."

Friedbert Pflüger, kryetari i fraksionit parlamentar të CDU-së sheh te kjo letër megjithatë jo një korrigjim, por një plotësim të politikës së Roland Kohut: "Unë mendoj se Kohu është një politikan i shkëlqyer. Mua nuk më duhet fare të distancohem nga politika e tij, dhe nuk më duhet fare t'i vë atij censurë. Kjo nuk është korrigjim i Kohut, por në rastin më të mirë, plotësim i saj."

DW.COM

  • Data 31.01.2008
  • Autor Auron Dodi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D0Qj
  • Data 31.01.2008
  • Autor Auron Dodi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D0Qj