1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Debat për racizmin: "Verioafri" e "Racial Profiling"

3 Janar 2017

Në Natën e Vitit të Ri në Köln policia kontrolloi dokumentet e qindra të rinjve afrikanoveriorë të mbledhur para katedrales. Tensioni për mospërsëritjen e vitit të kaluar - i madh. Por një tweet ka sjellë valë kritike.

https://p.dw.com/p/2VBcL
Deutschland Köln - Domplatte zur Silvesternacht
Fotografi: DW/D. Regev

Së pari faktet: Policia donte këtë vit të mos akuzohej për mosveprim, si në vitin e kaluar në Natën e Vitit të Ri në Köln, kur ajo shihte pa vepruar, kur qindra të rinj, shumica me origjina nga Afrika veriore, ngacmuan masivisht vajza të reja. Prandaj këtë vit të ri hapësira përreth katedrales u kthye në një fortesë, me 1700 policë. Qindra të rinjve iu kontrolluan dokumentet, 100 vetë u ndalën, 16 gjermanë mes tyre. Përmes mediave sociale, policia kishte mësuar se edhe këtë vit qindra të rinj afrikanoveriorë kishin lënë si pikëtakimi katedralen. Policët penguan pra sërish akte dhune.

Një tweet i nxituar

Pak para mesnatës policia lëshon një mesazh në twitter: "Në stacionin kryesor të trenit po kontrollohen qindra "verioafri" - (në gjermanisht shkurtesa për afrikanoveriorë -Nordafrikaner -Nafri" shën. red.)" Një përcaktim i brendshëm që përdor policia për autorë të mundshëm veprash penale, me origjinë nga Afrika e Veriut. Tingëllon pa respekt, dhe tregon edhe për "zellin në momentin e punës", si u shpreh edhe një zëdhënës policie që kërkoi falje, pasi doli në publik një përcaktim i tillë. Ndoshta ai tregon edhe për gjendjen e tensionuar të policëve, që nuk donin të krijohej përshtypja, se po përsëritet situata e vitit të kaluar.

Thurau Jens Kommentarbild App
Jens Thurau

Reagimet për këtë mesazh janë si të parashikueshme edhe të lodhshme: "Të Gjelbrit" nuk e pranojnë këtë përcaktim - verioafri", e pyesin nëse policia ka ndërmarrë një "racial profiling" - pra një verifikim të dokumenteve, vetëm për shkak të tipareve apo pamjes, që është në të vërtetë e ndaluar. CSU, Partia Kristiansociale bavareze e mbron policinë, Presidenti i Policisë së Kölnit nuk e pranon akuzën e racizmit. Ndërsa Të Gjelbrit përballen në mediat sociale me një urrejtje masive të komunitetit online, të cilëve u bien ndërmend shumë e shumë përcaktime të tjera "për djem të rinj me origjinë nga Afrika Veriore", se sa përcaktimi i policisë, "nafri" -"verioafri". E çfarë mësojmë ne nga kjo?

Ruajtje e qetësisë

Sigurisht jo çdo afrikanoverior i ri ngacmon gjithmonë vajza. Por para një viti shumica e autorëve kishin këtë prejardhjen, ta mohosh këtë është absurde. Pra, policia e drejtoi vëmendjen ndaj këtij grupi. Si mund të ishte ndryshe? Për mesazhin në twitter policia kërkoi falje, kjo duhej, në rregull. Ndryshe ajo bëri një punë të mirë, pra le ta ruajmë qetësinë.

Gazetarët si ne, beson me sa duket shumica- nuk duan gjë tjetër më shumë se konfliktet dhe grindja. E asnjë njoftim nuk është aq i vogël sa të mos bëhet me të një skandal i madh. Këtu është momenti për një propozim të kundërt: Këtë përcaktimin me "verioafri" po e lëmë mënjanë, që ta kthejmë vëmendjen tek lajmet vërtet të rëndësishme.