1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Debat për kontroll në kufijtë e Gjermanisë

Shifrat e refugjatëve janë në rritje. Kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer kërkon tani kontrolle më të rrepta kufitare dhe shkakton me këtë një debat të madh.

Sipas përfytyrimit të Horst Seehoferit (CSU) kontrolle duhet të rifuten para së gjithash në kufirin e Gjermanisë me Austrisë, po të mos arrihet që të pakësohet numri i refugjatëve, që vijnë përmes Italisë në Bavari, pra në Gjermani.

Italia ka detyrim që t'i regjistrojë refugjatët, gjurmët e gishtave duhet të shënohen në bankën e të dhënave Eurodac, në mënyrë që refugjatët të identifikohen në Gjermani e të mund të kthehen në Itali. Të gjitha këto hapa Italia nuk i bën dhe shkel me këtë të drejtën në fuqi në BE, ankohet kryeministri i Bavarisë. Në kërkesat e tij dhe në planet e kabinetit të tij bën pjesë edhe një detyrim për vizë për njerëzit nga shtetet e Ballkanit dhe kuota të përcaktuara për pranimin e refugjatëve në BE.

Rregullat e deritashme të BE për refugjatët

Brenda shteteve anëtare të BE nuk ka më kontrolle në kufi, me përjashtim të provave të veçanta. Kjo u përcaktua në Marrëveshjen e Shengenit të vitit 1990. Problemin e kontrolleve kufitare e kanë vendet në kufijtë e jashtëm të BE, si Franca, Spanja dhe Italia.

Për këto vende vlen i ashtuquajturi Dekret i Dublinit. Sipas tij, një kërkesë për azil duhet të paraqitet në atë shtet, në të cilin refugjati ka hyrë për herë të parë në BE. Më parë me këtë synohej që një azilkërkues të kërkonte azil vetëm në një vend të BE. Por që prej valës së refugjatëve, ky rregull konsiderohet josolidar, sepse ua ngarkon të gjithë barrën e refugjatëve vendeve në kufijtë jugorë të BE.

Marrëveshja e Shengenit u reformua që në vitin 2013. Në rast se numri i refugjatëve ilegalë rritet së tepërmi, shtetet e BE lejohet të fusin në marrëveshje me Brukselin kontrolle të pasaportave - megjithatë vetëm për një kohë të kufizuar.

Kundërshtime nga politika

Ka shumë zëra që e refuzojnë kërcënimin e Seehoferit. Organizata Pro Asyl flet për "dështim të Evropës dhe Gjermanisë në politikën ndaj refugjatëve." Kisha evangjelike paralajmëron, që me masat e menduara nga Seehoferi refugjatët shtyhen më fort në krahët e bandave të trafikantëve të njerëzve.

Edhe qeveria gjermane ka qëndrim refuzues ndaj kërkesës së Seehoferit dhe të CSU-së së tij. Pozicionime të deritashme të Ministrisë së Brendshme tërheqin vëmendjen në procese vendimmarrëse që nuk kanë përfunduar në BE. Atje mendohet si të luftohen më mirë trafikantët e qenieve njerëzore.