1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Debat për higjienën në spitalet gjermane pas vdekjes së dy foshnjave

Rastet e vdekjeve në klinikën universitare të Maincit kanë ndezur një diskutim për higjienën në spitalet gjermane. Si mundi të ndodhë diçka e tillë? Dhe çfarë mund të bëjmë kundër saj?

Hyrja e klinikës së fëmijëve në Mainc

Hyrja e klinikës së fëmijëve në Mainc

Në stacionin intensiv në qendrën mjekësore për fëmijë dhe të rinj të Klinikës Universtare të Maincit, janë të shtruar foshnje, që kanë lindur para kohe, apo që kanë difekt në zemër. Të gjithë janë shumë të sëmurë. Mjekët i ushqejnë foshnjat me serume, që kanë në përbërjen e tyre magnez, karbohidrate apo ujë.

Dy punonjës përgatisin çdo ditë solucionin për pacientët e tyre të vegjël në farmacinë e spitalit. Një punë rutinore. Ata kanë veshje sterile dhe ndërrojnë dorezat së paku çdo gjysëm ore. Këtë e bëjnë në një të ashtuquajtur dhomë higjienike. Ajri në këtë dhomë filtrohet. Me një makinë të vogël të dy punonjësit përziejnë të gjithsej nëntë përbërësit e solucionit ushqyes dhe mbushin me të enët e serumit. Më parë duhen vendosur me dorë disa tuba në aparaturën automatike.

Tri foshnjet humbën jetën ndoshta nga infeksioni

Tri foshnjet humbën jetën ndoshta nga infeksioni

Prej secilës përzierje serumi merret një provë, e cila kontrollohet në institutin e brendshëm për mikrobiologji. Nga njëra anë kontrollohet nëse është bërë përzierja e duhur e recetës, nga ana tjetër në se përmban mikrobe. Problemi është se mikrobet mund të konstatohen afro 20 orë më vonë.

Infuzionet pastaj iu jepen foshjnave. Kjo ndodhi të premten në mbrëmje vonë (20.8.). Gjithë natën solucioni ushqyes hyn pikë pas pike në dejet e tyre. Gjendja shëndetësore e foshjave keqësohet. Dy vdesin që të shtunën, një tjetër të hënën. Tek gjithsej njëmbëdhjetë fëmijë infusioni kishte patur bakterie. Ndër të tjera u gjend mikrobi i fekaleve Enterobacter cloacae. Nëse bakteriet kanë shkaktuar vdekjen e foshjanve të sëmura rëndë, nuk dihet ende.

Prokuroria heton

Ekzistojnë 14 lloje të mikrobit enterobacter. Ata jetojnë në ujë, në tokë dhe në zorrët e kafshëve dhe të njeriut. Mikrobi gjendet në florën e zorrëve dhe ndihmë tretjen.

Enterobacter bën pjesë te bakteriet, me të cilat pacientët infektohen shpesh në spitale dhe në stacione intensive. Mikrobet shpesh nuk reagojnë ndaj antibiotikëve, gjë që e bën problematike shërimin. Përveçse në spital mikrobet janë zbuluar në ushqimin për fëmijë dhe në dush gjel.

Prokuroria e Maincit po heton në rastin e vdekjes së tri foshnjave për vrasje nga pakujdesia dhe lëndim trupor. Po kontrollohet procedura e prodhimit të infuzioneve. Përbërësit e serumit kontrollohen në laborator. Analizohen edhe tubat në makinën automatike. Foshjave të vdekura do t'u bëhet autopsia. Rezultatet mund të priten pas disa javësh.

Shqyrtohet higjiena në spitale

Momentalisht secili land federal gjerman përgjigjet për pastërtinë në spitalet e tij. Vetëm pesë prej 16 landeve, ndër ta Berlini, Renania Veriore- Vestfalia, dhe landi i Zarës kanë një rregullore për higjienën në spitale. Se sa shpesh pastrohen dhomat, çfarë sasie ilaçi dezifektues përdoret, në se ka një kujdestar për higjienën, shpesh e vendos secila klinikë për vete. E njëjta gjë vlen edhe për farmacitë brenda spitaleve.

„Shoqata gjermane e higjienës në spitale" kërkon prej kohësh një ligj unik për higjienën në spitale. „Një rregull i tillë duhej vendosur prej kohësh“, thotë zëdhënësi Klaus-Dieter Zastrov në Radion Gjermane. Ai thotë se çdo vit në Gjermani ka deri në milion infeksione në spitale dhe deri në 40.000 të vdekur. Gjysma e rasteve do të ishte e shmangshme me higjienën e përshtatshme.

Klinika universitare e Maincit

Klinika universitare e Maincit

Pas rasteve të vdekjes në klinikën universitare të Maincit është prononcuar edhe Ministri gjerman i Shëndetësisë, Filip Rësler ai do që të përmirësojë higjienën në spitalet gjermane. Në konferencën e ministrave të Shendetësisë Rësler do të diskutojë me homologët në lande për rregullore të reja për higjienën. Zëvendëskryetarja e grupit parlamentar të liberalëve Ulrike Flach kërkoi masa ligjore për përmirësimin e higjienës në spitale. Këtë Flach e tha në gazetën "Neue Osnabrücker Zeitung". Ngjashëm me të u shpreh edhe zdëhënësi i grupit parlamentar të unionit për cështjet mjekësore, Jens Spahn. Politikani i Unionit Kristiandemokrat akuzoi në përgjithësi klinikat, se bëjnë pak për higjienën.

Autor: Petra Niklisc/Ina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 25.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Oved
  • Data 25.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Oved