1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Debat në Shqipëri për pjesëmarrjen e trupave paqeruajtëse shqiptare në Çad

Shitja e armëve nga Tirana fraksioneve rivale në Çad është pengesë që trupat paqeruajtëse nga Shqipëria të marrin pjesë në EUROFOR, misionin ushtarak paqeruajtës të BE-së. Opozita deklaron voten e saj kundër.

default

Në Çad zhvillohen luftime mes fraksioneve kundërshtare


Argumenti i opozitës për mospjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin ushtarak paqeruajtës të BE, i njohur me inicialet EUROFOR, vjen nga një e shkuar jo e largët. Skandali i shpërthimit të stoqeve të municioneve të vjetra sovjetiko- kineze në Gërdec të Vorës, më 15 marsin e kaluar, nxori në dritë edhe faktin se Ministria e Mbrojtjes ka shitur në Çad armë, për fraksionet e ndryshme në konflikt me njëri tjetrin. Prokjektligjit për dërgimin e njësisë ushtarake nga Shqipëria do t'i mungojë vota pro e opozitës kur do të shqyrtohet për miratim në Parlament.

Petro Koçi deputet i PS në opozitë tha se "ka informacione publike, sipas të cilave Shqipëria u ka shitur armë fraksioneve ushtarake ne Çad. Opozita kërkon të dijë nëse për shitjen ka qenë në dijeni vetem Ministri i Mbrojtjes apo edhe kryeministri Berisha?" Qëndrimi i opozitës në lidhje me dërgimin e trupave paqeruajtëse nga Shqipëria në Afrikë u bë i njohur gjatë diskutimit të projektligjit përkatës në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Megjithatë deputeti Koçi lë një shteg hapur për të dëgjuar autoritetin e lartë të kryeministrit në lidhje me çështjen në fjalë.

Shqipëria synon të tregojë gatishmërinë për bashkëpunim me BE edhe në fushën ushtarake

Flagge Albanien und EU

Synimi i operacionit paqeruajtës të BE në Çad, të Afrikës, ku për herë të parë kërkon të marrë pjesë edhe Shqipëria, është menaxhimi atje i krizës. Por përtej këtij synimi Shqipërisë i jepet rasti të demonstrojë gatishmërinë për pjesëmarrje aktive në politikën evropiane të sigurisë dhe të mbrojtjes, gjë.që sjell një pasojë tjetër zinxhir: zgjerimin e bashkëpunimit aktiv bilateral me vende anëtare të BE.

Që trupat nga Shqipëria të marrin pjesë në këtë operacion paqeruajtës të BE duhet që projektligji i përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes të bëhet ligj pas miratimit në Parlament. Por kjo mund të ndodhë edhe me votën kundër të opozitës. Maxhoranca e djathtë mund të arrijë numrin e duhur të votave dhe të vijojë kështu një traditë të miratimit të ligjeve, kur palët kanë qëndrime të kundërta- miratimin me forcën e kartonave të maxhorancës, pa votën e opozitës.

Shqipëria nënshkroi para dy vitesh Marrveshjen e Stabilizim- Asocimit - MSA- me BE. Autoritetet e saj të larta kanë deklaruar se do të kërkojnë këtë vit statusin e vendit kandidat me BE.

  • Data 09.06.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EGJj
  • Data 09.06.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EGJj