1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Debat në mbarë vendin për vendin e varrosjes së Kaczynskit

Përballë katastrofës polakët ishin afruar së bashku, por tani po shfaqen krisjet e para në pamjen e unitetit kombëtar. Arsyeja është vendimi për ta varrosur çiftin presidencial Kaczynski në Vavel në Krakov

default

Trupat e bashkëshortëve Kaczynski sillen në pallatin presidencial në Varshavë, 13 April 2010.

Kodra me kështjellë në qytetin e vjetër mbretëror polak është vendi më i shenjtë kombëtar, ku pranë mbretërve polakë të mesjetës janë varrosur vetëm pak heronj popullorë historikë. Por kundër këtij vendimi sa vjen e shprehet më shumë kritikë. Në Krakov demonstruan disa qindra vetë kundër planit.

"Të gjitha priteshin, por Vaveli? O zot! Ky është vendi i mbretërve. Ne na duket me vend që ta nderojmë presidentin, sepse në vdekjen e tij çuan rrethana tragjike, por ne dimë gjithashtu, që ai ishte një nga presidentët më të dobët."

Wawel Burg in Krakau

Katedralja Vavel në Krakov

Krejt ndryshe u shprej vojvoda i Krakovit Stanilaw Krasik, i cili u përpoq të arsyetonte, përse presidentit Kaczynski dhe të shoqes u duheshin dhënë solemnitetet më të mëdha kombëtare.

"Tani nuk më duhen diskutime dhe dallime në opinione. Di vetëm një gjë: I pari president i Polonisë, që u zgjodh në mënyrë të lirë, ka vdekur dhe unë e di fort mirë se ç'përfaqëson ai, një naltmadhëri. Nuk ka dyshime në këtë vendim."

Me sa duket njerëzit e Kaczynskit u përpoqën në sfond, që ai të varroset në vendin e shenjtë kombëtar për polakët. Arqipeshkvi i Krakovit Stanislaw Dziwisz theksoi se në fund ky ishte një vendim i familjes Kaczynski. Megjithatë, Kaczynski mbetet…

Polen Trauer Lech Kaczynski Parlament

Zi në parlament

"… një president, që vdiq në rrethana jashtëzakonisht tragjike, mund të themi në rrethana heroike, sepse ishte rrugës për në Katyn, për t'iu bërë atje nderimet e fundit martirëve në emër të gjithë vendit. Prandaj ai duhet të varroset bashkë me ata, që kanë merita për Poloninë, midis mbretërve, heronjve, udhëheqësve."

Në një koment të kujdesshëm kritik Gazeta Wyborcza kujton se kodra Vavel në Krakov nuk është pronë familjare, por iu përket të gjithë polakëve. Megjithëse e kemi të vështirë ta themi, vendimi për Krakovin ishte "i nxituar" dhe "emocional", thuhet në komentin, që jo si zakonisht nuk është nënshkruar nga një autor i vetëm, por nga tërë redaksia. Për arsye të morisë së e-mail-eve kritike të lexuesve ndaj Kaczynskit me gjuhë pjesërisht të vrazhdë gazeta i mbylli faqet e diskutimit për këtë temë. Pra, derisa nga poshtë po artikulohet protestë, udhëheqja politike e vendit vazhdon të mos shprehet.

Kaczynski Trauerfeier Polen

Duke bërë arkivoli i presidentit polak Lech Kaczynski në Varschavë

Një zëdhënës qeveritar theksoi të martën se vendimi mbi vendin e varrimit është vetëm çështje e familjes dhe e kurisë. Ndërkaq mijëra vetë defiluan pranë sarkofagëve të çiftit Kaczynski, që është vendosur në pallatin presidencial në Varshavë dhe mund të vizitohet 24 orë në ditë. Sipas medieve, koha e pritjes ishte deri në tetë orë. Në varrimin e çiftit presidencial të dielën e ardhshme në Krakov pritet të vijnë delegacione shtetërore nga mbarë bota, ndër to ai i presidentit amerikan Barack Obama.

Autor: Jan Pallokat/Elert Ajazaj

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 15.04.2010
  • Autor Angelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mwsm
  • Data 15.04.2010
  • Autor Angelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mwsm