1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Debat mediatik: Kush e fiton luftën për informacionin?

Në kohë lufte viktima e parë është e vërteta: Një sentencë aktuale sidomos në epokën digjitale. Propaganda shtetërore apo ajo e terrorit është kthyer sfidë për shtetet demokratike.

Russland TV Putin zur Situation in der Ukraine

Në një kafene rruge në Rusi shihet fjalimi i presidentit rus, Vladimir Putin për situatën në Ukrainë

Çfarë emisionesh ndjekin rusët e rinj që jetojnë në Gjermani? Një studente ruse pyet një bashkatdhetar që jeton prej disa kohësh në Berlin dhe merr si përgjigje, emisionet gjermane janë të mërzitshme. Ai preferon mediat ruse, sepse informacionet aty prezantohen në mënyrë interesante. "Çfarë bëni ju në një rast të tillë?" pyeti studentja intendatin e Deutsche Welles, Peter Limbourg në një tryezë të rrumbullakët diskutimi për mediat në "Herti School of Government"- në Berlin, me titull: "Gjetja e së vërtetës në xhunglën e informacionit" -Çfarë mund të bëjnë demokracitë perëndimore për t'iu kundërvënë betejës propagandistike?"

Pjesë e diskutimit krahas intendantit të Deutsche Welles, Peter Limbourg edhe diplomati dhe drejtuesi i Konferencës së Sigurisë në Mynih, Wolfgang Ischinger. Çfarë roli mund të luajë Gjermania në këtë luftë informacioni? "Nuk është detyra jonë të bëjmë kundërlojtarin e propagandës", përgjigjet Limbourg. "Ne mbrojmë gazetarinë serioze, që ndoshta nganjëherë mund të duket e mërzitshme, por që i ndihmon njerëzit të kuptojnë më mirë, që kërkon t'i bindë dhe të hyjë në dialog me ta."

GMF 2015 Eröffnung Peter Limbourg

Intendanti i Deutsche Welle-s, Peter Limbourg

Suksesi i rusëve

Ndërkohë transmentues të jashtëm si "Russia Today", një televizion që ka filluar transmentimin edhe në gjermanisht nga nëntori i vitit 2014 në Gjermani, ndjekin një qëllim tjetër. Sipas Limbourg "Russia Today" bëhet mirë teknikisht, e shton se aty gjithë kohës ka ndonjë shpërthim, apo gjithçka paraqitet gjigandeske. "Por është program interesant për sa kohë ju nuk i besoni ato që thuhen aty..." Këtu pikërisht qëndron problemi. Se sa e suksesshme është propaganda ruse e tregon një sondazh i institutit Forsa për revistën "Politika Ndërkombëtare." Sipas tij një shumicë e konsiderueshme e qytetarëve gjermanë nuk ndjehet e informuar mirë në krizën e Ukrainës. 58% e të anketuarve shprehen se nuk raportohet në mënyrë të balancuar në media për rajonet e krizës dhe sfondin e saj. Vetëm 33% kanë qenë kundër. "Po qe se qytetarët tanë besojnë se mediat tona nuk e bëjnë punën mirë, atëherë kjo është fitore për rusët", vlerëson Ischinger.

Me fakte kundër propagandës

Propaganda ruse është e orientuar kundër mënyrës perëndimore të të jetuarit, kundër vlerave perëndimore. "Temat në televizionin rus janë Ukrainë, sërish Ukraina, fitorja në Luftën e Dytë Botërore, se sa budallenj janë amerikanët dhe sa i dobët perëndimi", shprehet Peter Limbourg. Ajo që lihet mënjanë në raportim janë përditshmëria ruse, problemet sociale, ato të mjedisit, gjendja e ekonomisë ruse dhe se nëse është gjëja e duhur të jemi partneri i vogël i Kinës. "Detyra jonë nuk është t'i kundërpërgjigjemi propagandës, por të kapim pikërisht këto tema dhe të raportojmë për to."

Wolfgang Ischinger Münchener Sicherheitskonferenz 22.01.2014

Wolfgang Ischinger, drejtuesi i Konferencës së Sigurisë në Mynih

Sipas intendantit të Deutsche Welles, e rëndësishme është të tregojmë se ne i trajtojmë me respekt njerëzit. "Duhet të tregojmë se pse funksionojnë vlerat tona dhe modeli ynë." Edhe drejtuesi i Konferencës së Sigurisë në Mynih, Wolfgang Ischinger e përkrah këtë qëndrim. "Kjo nuk është detyrë e thjeshtë", thotë ai, e duke iu referuar një reviste gjermane informative rekomandon formulën "fakte, fakte, fakte". Por propaganda nuk është diçka e re, thekson ai, "të reja janë tekonologjitë moderne dhe roli që ato luajnë."

Kush i informon refugjatët?

Roli i teknologjive të reja duket jo vetëm në propagandën e organizatës terroriste "Shteti Islamik", por edhe në krizën e refugjatëve. Kush kërkon të hyjë në Europë nuk lexon artikuj gazetash e nuk sheh televizionin. Informacionet kalojnë përmes mediave sociale dhe përmes miqve që janë në terren. Shumë nuk e kuptuan këtë, thotë Wolfgang Ischinger dhe ka parasysh këtu edhe qeverinë gjermane. Kundër pushtetit të pamjeve që përhapen me shpejtësi ere në internet nuk mund të bësh asgjë. "Pamjet e mijëra refugjatëve që priten këtu krahëhapur janë si një çek i bardhë", që kërkon "një mësim të mirë për qeverinë dhe mediat", shprehet Ischinger.

Ambasadat në vendet e tranzitit duhet të punojnë fort përmes twitterit dhe Facebookut dhe të përhapin fakte. Njerëzit duhet ta dinë se në Gjermani nuk ka vetëm refugjatë që priten me krahët hapur, por edhe qendra të tejmbushura azili, nazistë që hedhin gurë. Intendanti Limbourg bie dakord. "Jo çdo gjë është ashtu si duhet". Por më e mira është që njerëzit të informohen mbi të dyja anët e medaljes.