1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Debat mbi një libër që merr në shqyrtim punën e lobit izraelit në Amerikë

Para dy vjetësh dy profesorë amerikanë bënë bujë me tezën, se shkaku i deklaratave të solidaritetit të pakufishëm amerikan nuk është logjika racionale, por puna e lobit izraelit. Artikulli u botua tashmë si libër.

default

John Mearsheimer, autor i librit

Kur bëhet fjalë për mbështetje politike, Izraeli mund të mbështetet në rradhë të parë tek një aleat, SHBA. Rregullisht kongresi amerikan aprovon rezoluta, që mbështesin politikën izraelite. Çdo president amerikan pranon pa kufizim se siguria e shtetit të Izraelit është në interesin amerikan.

Puna lobiiste, thotë Rabbi Andrew Baker, është po aq amerikane sa Apple Pie, torta e njohur me mollë. Sipas kushtetutës amerikane, lobet e ndryshme në Uashington përpiqen, që të fitojnë deputët për vete. "Nuk është asgjë që njerëzit e bëjnë fshehurazi në mesnatë, por hapur dhe legalisht, dhe për këtë edhe inkurajohen", thotë ai.

Lobi izraelit

Ata janë të organizuar psh në AIPAC, zyrën e marrëdhënieve publike amerikano-izraelite. Ky konsiderohet si organizata më e madhe lobiiste proizraelite në kryeqytetin amerikan. AIPAC ka në mbarë vendin më shumë se 100 000 anëtarë dhe ka si synim, që ta bëjë "Izraelin më të sigurtë, duke garantuar, që ndihma amerikanë të mos pushojë."

Buchcover campus Verlag Die Israel Lobby John J. Mearsheimer Stephen M. Walt

Libri që ka shkaktuar debat

Në një libër kontrovers John Mearsheimer dhe Stephen Wal e përshkruajnë AIPAC si një pjesë të të ashtuquajturit "Israel Lobby". Lobiizmi është legjitim në Uashington thotë Mearsheimer. Pjesëtarët e lobit Izraelit, që janë heterogjen dhe jo të gjithë hebrenj, punojnë që në rradhë të parë politikanët proizraelitë të bëjnë pjesë në kongres dhe në qeveri. Por ndikimi i lobit të Izarelit shkon shumë larg.

Maersheimer: "Përveç kësaj lobi drejton diskutimin publik për marrëdhëniet izraelito-amerikane. Rezultati është, se diskutimi për Izraelin në SHBA është i kufizuar. Kjo ndryshon shumë nga debati në Evropë. Dhe shkaku është, se është thuajse e pamundur, që Izraeli ose marrëdhëniet amerikano-izraelite të kritikohen në mediat amerikane."

Një tjetër problem se politika e dëshëruar nga lobi Izraelit shpesh nuk është as në favor të SHBA-ve janë sulmet terroriste. Jo vetëm por edhe për shkak të marrëdhënieve të ngushta me Izraelin, SHBA-të janë pre e terroristëve islamikë. Mearsheimer dhe Wal thonë edhe se presioni i neokonservatorëve, që bëjnë pjesë në rrethin e ngushtë të lobit izraelit, ka çuar në marshimin e amerikanëve në Irak pas 11 shtatorit.

Mearsheimer dhe Wal: "Do të ishte budallallëk të pohohet, që lobi izraelit e ka shkaktuar i vetëm luftën në Irak. Argumenti ynë është, që lobi ka qenë një ndër forcat që kanë dhënë impulsin, n.q.se nuk ka qenë forca vendimtare për vendimin për të nisur luftë kundër Irakut."

Condoleezza Rice bei Ehud Olmert

Ministrja e jashtme amerikane gjatë vizitës së fundit në Jeruzalem

Mearsheimer dhe Wal shkojnë edhe më tej që politika e lobit të Izraelit nuk është as në interes të Izraelit. Në fakt presidentët amerikanë që prej vitit 1976 kur Izraeli pushtoi Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor e kanë kuptuar se politika izraelite e ngulimeve pengon zgjidhjen e konfliktit. Por: "Asnjë president, as presidenti Bush nuk mund të ushtrojë presion mbi Izraelin për të ndaluar ndërtimin e kolonive. Dhe shkaku është lobi izraelit. Dhe përderisa presidenti Bush dhe pasardhësi i tij nuk mund të ushtrojnë presion mbi Izraelin për të mos ndërtuar koloni të tjera dhe për t´u larguar nga Bregu Perëndimor, nuk do të ketë marrëveshje e nuk do të ketë proces paqeje."

Ndërsa AIPAC nuk pozicionohet zyrtarisht, Rabbi Baker nuk i vlerëson tezat e Mearsheimer dhe Walt. Dhe ai shprehet kundër trajtimit të njëjtë të të gjitha grupeve lobiiste proizraelite. Ekziston një spektër i gjerë politik, thotë ai. "Ne nuk përpiqemi të detyrojmë apo të blejmë me para, ne përpiqemi vetëm të tregojmë të vërtetën, dhe në këtë pikë mendojmë, se mund të thuhet se Izraeli flet vetë për vete."

  • Data 06.05.2008
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DuVo
  • Data 06.05.2008
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DuVo