1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Debat i domosdoshëm

Thëniet e anëtarit të kryesisë së Bankës Federale Gjermane, Tilo Sarrazin, kanë nxitur debatin për emigrimin dhe integrimin e të huajve në shoqërinë gjermane

default

Gra turke në Berlin kthehen nga pazari

Me shprehjet e tij polemike Tilo Sarrazin, anëtar i Kryesisë së Bankës Federale, i ka shkelur kufijtë. Punëdhënësi i tij zbatoi konsekuencat duke e degraduar në një pozicion më të ulët. Por duhet thënë se nuk është detyrë e kryesisë, që merret me paratë, të përzihet në debatin politik aktual për migracionin. Fakti që pjesa më e madhe e popullsisë gjermane ka të njëjtin mendim me Sarrazinin, nuk do të thotë se ai ka të drejtë me gjithshka, që thotë. Por disa nga ato, që thotë, janë të vërteta, çka dhe e kompromenton Sarrazinin. Dhe tani që ai ka mbyllur gojën, debati vazhdon. Dhe kjo nuk është keq.

Polemika e tij është një sinjal, që duhet marrë seriozisht

Thilo Sarrazin Bundesbank Vorstand Deutsche Bundesbank

Thilo Sarrazin

Pavarësisht indinjatës për tonin e përdorur nga Sarrazini zgjedhja e fjalëve dhe kritikat e padiferencuara, polemika e tij është një sinjal, që duhet marrë seriozisht. A ka qenë politika e integrimit në Gjermani deri tani e gabuar? Pse e kanë gjermanët kaq të vështirë të pranojnë se Gjermania është vend migrantësh? Çfarë duhet të ndodhë që masat, që merren për integrimin të jenë efektive dhe të mbërrijë edhe tek ata, që jetojnë në shoqëri paralele dhe e ndiejnë veten mirë atje?

Shoqatat e migrantëve nuk shohin se traditat e ngurtësuara bien ndesh me parimet bazë të rendit shoqëror gjerman

Shprehjet e diskutueshme të Sarrazinit kanë hapur një debat të domosdoshëm, i cili është mbajtur i shuar për të mbetur brenda korrektesës politike. Ose për ta thënë më qartë: Gjermania nuk ka problem me të gjithë migrantët në përgjithësi, por me një pjesë të vogël të migrantëve, nö rradhë të parë të paarsimuarit nga Turqia. Kush kritikon sot hapur shoqëritë paralele në qytetet e mëdha gjermane, vuloset menjëherë si ksenofob. Nga ana tjetër shoqatat e migrantëve nuk duan të venë re se traditat e ngurtësuara të disa familjeve migrante bien ndesh me parimet bazë të rendit shoqëror gjerman, tö cilat nuk bazohen në ndarje, por në pjesëmarrje në arsim, tolerancë fetare dhe komunacion.

Integration von Ausländern

Nxënës me sfond emigracioni në një shkollë në Lajpcig

Gjermanisë i duhet më shumë integracion se deri tani

Sidoqoftë më shumë se deri tani. Një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur është takimi për integrimin, që zhvillohet që prej vitit 2006 nën drejtimin e ministrisë së Brendshme, i cili ka mbledhur në tavolinë shoqata, institucione dhe sipërmarrje, prej nga kanë dalë shumë vendime për masat, që duhen marrë, si për shembull kurset e integrimit, në të cilat pjesëmarrësit nuk marrin njohuri vetëm për gjuhën gjermane, por edhe për sistemin politik; kurse për të nxitur mësimin e gjuhës, praktika në ndërmarrje, ndihmë për fëmijët që në moshë të hershme për të mësuar gjuhën, për të ekuilibruar deficitet që para fillimit të shkollës. Pjesëmarrja nuk është vetëm vullnetare. Autoritetet mund të ndihmojnë migrantët që të marrin pjesë në to. Dhe kush refuzon, duhet të presë që t`i zvogëlohen ndihmat financiare. Ato çka mungojnë në planin e takimit të integracionit janë objektiva të matshme dhe periudha kohore për masat e integrimit. Këtë duhet ta marrin tani në dorë qytetet, landet dhe komunat dhe ta venë në vijë shpejt. Dhe ka shumë mundësi që kështu debatet për temën interesante të integrimit të mbeten atje, ku e kanë vendin, në bisedat e hapura dhe me argumenta dhe jo në tavolinat e kafeneve.

Autor: Verica Spasovksa/Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 14.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K6Bw
  • Data 14.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K6Bw