1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Debat i ashpër me sulme të dyanshme

Në debatin e tretë dhe të fundit televiziv për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kandidatët Barak Obama dhe Xhon McCain zhvilluan betejën më të fuqishme elektorale deri tani.

default

Debati i tretë televiziv mes McCain dhe Obamës

Senatori demokrat dhe homologu i tij republikan folën për një politikë të gabuar ekonomike, arsimore dhe të taksave dhe theksuan gatishmërinë e tyre për reforma. McCain fajësoi kundërshtarin e tij se dëshiron të rris taksat. Nga ana tjetër atij iu desh të mbrohet nga akuzat e Obamës se dëshiron të vazhdoj politikën e presidentit aktual Xhorxh Bush. "Unë nuk jam Presidenti Bush. Nëse doni të garoni kundër presidentit Bush atëherë duhet të ktheheni katër vite prapa. Unë dua ti jap një drejtim të ri kësaj ekonomie dhe këtij vendi", tha McCain.

Zoti Mekejn tha se ndryshe nga senatori Obama, ai nuk kishte rënë dakort me administratën e presidentit Bush rreth disa çështjeve të rëndësishme si tortura dhe mënyra se si duhet udhëhequr lufta në Irak. Lidhur me këto akuza Obama: "Tani ju keni shfaqur një pavarësi që është për tu lavdëruar në disa çështje të rëndësishme siç janë torturat por kur bëhet fjalë për çështjet thelbësore si politika ekonomike ajo çfarë propozoni janë të njëjtat gjëra çfarë kaluam këto tetë vite dhe nuk funksionuan."

Debati përfshiu edhe temën e sigurimit të pavarësisë energjetike të Amerikës. Zoti Mekein tha se Shtetet e Bashkuara mund të eliminojnë varësinë nga nafta e importuar nga Lindja e Mesme dhe Venezuela brenda një periudhe prej 7-10 vjetësh. Edhe Zoti Obama dha parashikimet e tij për një periudhë 10 vjeçare për të përgatituar Amerikën që të dalë nga varësia e naftës së huaj. McCain gjatë tërë kohës ka qenë nën presion të madh pasi që edhe anketat e fundit e nxjerrin atë shumë më të dobët sesa kandidatin demokrat.