1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

De Maizière në Islamabad: Pa Pakistanin s'do të kishte zgjidhje paqësore në Afganistan

Në Pakistan po qëndron për një vizitë ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maizière. Ai mbrojti punën e qeverisë pakistaneze në luftën kundër ekstremistëve në kufi me Afganistanin.

De Maizière në Islamabad: Pa Pakistanin s'do të kishte zgjidhje paqësore në Afganistan

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maizière në kuadër të vizitës së tij në Pakistan ka vizituar Svatalin në veri të vendit. Ai e cilësoi vizitën të mbajtur sekret si "një gjest të mirë të ushtrisë pakistaneze". Kjo vizitë bëhet në një zonë që ka qenë përkohësisht nën kontrollin e talebanëve dhe ekstremistëve të tjerë myslimanë deri sa në në vitin 2009 ata u rrëzuan përmes një operacioni në shkallë të gjerë të ushtrisë pakistaneze.

Më parë ministri gjerman ishte në Islamabad, ku u takua me ministren pakistaneze të Punëve të Jashtme Hina Rabbani Khra. Temë e takimit ishte roli i Pakistanit për procesin e paqes në Afganistan. De Maizière mori në mbrojtje qeverinë pakistaneze lidhur me kritikat në adresë të saj se po bën pak në luftën kundër kryengritësve në rajonin kufitar me Afganistanin. "Ka disa përparime të vogla, por ka edhe pengesa, tha ministri. Pakistani është i interesuar për stabilitetin në Afganistan.

"Pakistani në luftën kundër terrorizmit ka humbur më shumë se 3.000 ushtarë", tha ai në Islamabad. De Maizière siguroi nga Kabuli që Gjermania në parim është e gatshme për një angazhim të mëtejshëm në Afganistan edhe pas tërheqjes së kontigjentit të saj në kuadër të trupave ndërkombëtare në vitin 2014. Por ministri nuk dha hollësi të tjera lidhur me këtë.