1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

De Maizière kërkon zgjidhje politike të konfliktit në Kosovë

Ministri gjerman i Mbrojtës gjatë vizitës së shkurtër në Kosovë dënoi dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, ku u plagosën dy ushtarë gjermanë.

Ministri i Mbrojtjes Thomas de Maiziere

Ministri i Mbrojtjes Thomas de Maiziere

Pas dhunës së përdorur së fundi në veri të Kosovës, si pasojë e së cilës u plagosën dy ushtarë të Bundesverit, ministri gjerman i Mbrojtjes Thomas de Maizière kërkon një zgjidhje politike mes palëve në konflikt. "Ushtarët nuk janë aty, që përmes prezencës së tyre të zgjidhen problemet politike në vendet e huaja", tha ministri të hënën në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. "Ka shumë leva për të nxitur përparimet politike". Ai ua bëri të qartë zyrtarëve kosovarë dhe atyre serbë se perspektiva e të dyja vendeve varet nga gatishmëria për të bërë kompromis, deri te gjetja e një zgjidhjeje politike për veriun. Ministri gjerman i Mbrojtjes de Maiziere vizitoi trupat gjermane në Kosovë për herë të parë qysh prej marsit 2011. Në Prishtinë ai u takua edhe me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen


Dy ushtarët e Bundesverit, të cilët në kuadër të angazhimit të tyre në KFOR, u plagosën, kur po lironin rrugën nga bllokada e vendosur nga minoriteti serb. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, rreth 5.500 ushtarët e KFOR-it edhe më tej do të heqin bllokadat e vendosura në rrugë nga nacionalistët serbë në veri të Kosovës. Ai i ka përgëzuar ushtarët e KFOR-it për mënyrën, se si e kanë zhvilluar operacionin e heqjes së barrikadave të premten e kaluar në veri të Kosovës.

Shefi i NATO-s ka shprehur keqardhje për shkak të dhunës, që ndodhi të premten e javës së kaluar. Duke folur për konfrontimin e ushtarëve të KFOR-it me radikalët serbë, Rasmussen ka thënë se trupat tona kanë vepruar për vetëmbrojtje. Ai ka siguruar se KFOR-i do të përmbushë mandatin për të sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë në Kosovë.

Trupat gjermane në Mitrovicë

Trupat gjermane në Mitrovicë

Trazirat e verës së kaluar e kanë kthyer sërish në kujtesën e opinionit publik evropian konfliktin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Për kohë të gjatë misioni stabilizues i ushtarëve nga rreth 30 vende në Kosovë konsiderohej si operacion i harruar. Të gjithë flisnin për Afganistanin. Misioni 13 vjewar, më i gjati në historinë e Bundeswehrit, kaloi në harresë. Kjo ka ndryshuar shumë tani. Trupa mbrojtëse e KFOR-it me 5700 ushtarë dhe trupa policore evropiane EULEX kanë rënë herë pas here mes dy zjarresh.

Autor: dpa/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica