1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

De Maizière kërkon kontrolle më të rrepta të zonës kufitare

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maisiere kërkon një kontroll më të rreptë të personave që futen në Gjermani. Ai pohon se kontrollet duhet të zbatohen edhe nga policitë e landeve.

Komisioni Evropian i ka inkurajuar para pak kohësh shtetet anëtare që t'i zbatojnë sipas rregullave kontrollet policore në kufi. Në një intervistë për gazetën "Bild am Sonntag", ministri i Brendshëm Thomas de Maizière (CDU) tha se këto rregulla duhet t'i zbatojnë edhe landet. Kontrollet e personave nga policia federale duhet të bëhen në një zonë kufitare në gjërësi prej 30 km. në brendësi të kufirit, e cila është hequr që nga futja e zonës Shengen në vitet 90-të.

"Kontrollet në këtë zonë janë një mjet i suksesshëm në luftimin e migracionit ilegal, kriminalitetit ndërkufitar dhe kontraband

imit të migrantëve ilegalë", theksoi de Maizière. Jo vetëm policia federale por edhe ato të landeve duhet të përdorin këtë instrument. "Kjo bëhet varësisht nga pozita gjeografike e një landi, por kontrollet duhet të bëhen me vendosmëri." Shumë ligje kufitare përmbajnë rregullat se si duhet vepruar, shpjegon ministri. Ndërsa atje ku ka nevojë, duhet të krijohet urgjentisht edhe korniza ligjore.

Sfondi i një vendimi të këtillë është vendimi i Komisonit Evropian nga data 17 shkurt, ku thuhet se Gjermania nuk i ka shkelur rregullat e kontrolleve kufitare, me shpjegimin se ato mund të ketë qenë në kundërshtim me kodeksin e Shengenit. Njëkohësisht janë inkurajuar të gjithë vendet e Shengenit që të ndërmarrin masat e duhura për ruajtjen e kufirit. Në Gjermani ky vendim prek 13 nga 16 landet e saj.

bc/djo/as (afp, dpa, rtr, bild.de)