1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

De Kerchove: Kërcënimi terrorist për Evropën vazhdon

Koordinator i BE-së për luftën kundër terrorizmit mendon se BE-ja duhet të vazhdojë të jetë vigjilente ndaj sulmeve terroriste.

Sot mbushen dhjetë vjet nga sulmet terroriste në Madrid të 11 marsit 2004, ku pati 191 të vdekur dhe mbi 2.000 të plagosur. Sa aktual është sot kërcënimi terrorist dhe nga vjen ai?

Gilles de Kerchove, koordinator i BE-së për luftën kundër terrorizmit, thotë "se nga Madridi dhe 11 shtatori 2001 kërcënimi nga terrorizimi ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme. Në atë kohë Al-Qaida kishte një organizim të strukturuar mirë dhe funksiononte si një kompani shumëkombëshe. Sot kjo ka ndryshuar krejtësisht. Ne kemi degë të vogla të pavarura të al-Kaidës në të gjitha qoshet e botës. Kemi të ashtuquajtura ujq të vetmuar, të cilët veprojnë të vetëm pa ndonjë lidhje me Al-Kaedën. Kohët e fundit vërejmë një numër në rritje të evropianëve që shkojnë në Siri për të luftuar atje. Kjo përbën një sfidë në rritje." Megjithatë terrositët e frymëzuar nga Al-Kaida mbeten kërcënimi më i madh për Evropën.

Gilles de Kerchove

Gilles de Kerchove

Rreziku vjen sipas Gilles de Kerchove edhe prej shteteve ku strukturat shtetërore janë në shpërbërje e sipër, sepse terroristët e shfrytëzojnë këtë gjendje dhe mblidhen në shtete të tilla, për t'u strëvitur. Vendet e "Pranverës Arabe" p.sh. ku strukturat e sigurimit dhe demokracia janë në ndërtim e sipër synohen prej grupeve terroriste. "Sfida është mobiliteti i celulave të terrorit," - thekson de Kerchove. Problematike janë sipas tij vende të tilla si Siria dhe vendet përreth, Egjipti, zona e Sinait, apo Libia, sidomos zona jugore. "Evropa duhet të bëjë më tepër për t'i ndihmuar këto vende për të ngritur një aparat sigurimi funksional."

Sipas koordinatorit të BE-së për luftën kundër terrorizmit problem përbëjnë edhe terroristët që janë rritur në Evropë dhe shkojnë për të luftuar p.sh. në Siri, prej nga kthehen të radikalizuar në Evropë. Në Siri më shumë se rreth 2.000 evropianë që luftojnë dhe 60% janë stërvitur jashtë vendit. "Ne kemi nevojë për një politikë inteligjente për ata që kthehen sërish në Evropë." - thotë Gilles de Kerchove.

Sipas tij sot në Evropë ka një koordinim më të mirë të luftës kundër terrorizmit dhe bashkëpunim mes strukturave të policisë dhe të drejtësisë. Evropa po ashtu angazhohet në vende të ndryshme duke ndihmuar financiarisht dhe përmes trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve për mbrojtjen dhe luftimin e terrorit. Përmes këtij bashkëpunimi dhe bashkëpunimit edhe të shërbimeve sekrete pas Madridit 2004 dhe Londrës 2005 kanë mundur të parandalohen një sërë sulmesh terroriste në BE, thotë Gilles de Kerchove. Ai thekson se mjaft i rëndësishëm është edhe bashkëpunimi me shërbimet sekrete amerikane si p.sh. me NSA-në.

Por me gjithë masat nuk mund të ketë siguri njëqindpërqind dhe Gilles de Kerchove mendon se BE-ja duhet të vazhdojë të jetë vigjilente dhe të jetë e përgatitur për të gjitha eventualitetet.