1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Davos: Një fshat mirëpret elitën botërore

Nga data 21-24 janar takohen në Davos të gjithë emrat e njohur të politikës, ekonomisë dhe shkencës. Por çfarë do të thotë kjo për një fshat të vogël malor?

Një gjë është e sigurtë edhe këtë vit: Në Davos ka borë. Po aq e sigurtë është që në kohën e Forumit Ekonomik Botërore (WEF) nuk gjendet më asnjë dhomë e lirë hoteli, madje as në zonat përreth. Ata që kanë gjetur një apartament të vjetër në stilin e vitetev 60-të duhet të jenë të lumtur. Krahas 78 hoteleve mesatarisht të mëdha, në rajon ofrohen edhe 9.300 krevatë dhe apartamente pushimi në bujtinat për të rinjtë, por me çmime luksoze. Një dhomë e vogël në një ish spital kushton 300 euro nata, me kusht një qëndrim minimumi shtatë ditor.

Zyra e turizmit megjithatë bën reklamë hiperbolike me Davosin që ndodhet ne 1560 metra lartësi, i rrethuar nga majat e maleve impozantë - Davos "qyteti më i lartë i Alpeve dhe një "zonë pushimi me ambient ndërkombëtar dhe ofertë të gjerë strehimi."

Por si një vend mikpritës i një forumi të madh të ekonomisë botërore Davos është i vogël. Ndoshta kjo e bën këtë vend të vogël sharmant. Pasi kush ka qenë njëherë këtu, nuk ikën kollaj që aty. Udhëtimi deri në aeroport zgjat dy orë, në rastin më të mirë- pjesërisht përmes rrugëve malore të rrëshqitshme. Zinxhirët e borës janë kusht.

Muzeumi mbush arkën

Kështu shumë vetë qëndrojnë, dhe davosit ofrojnë me qira çdo metër katror të lirë. Muzeumi i vogël, Ernst Ludvig Kirchner në një pozicion qendror ofron veprat grafike të artistit. Nga data 16-26 janar ai qëndron i mbyllur, sepse hapësirat e tij përdoren për qëllime të tjera. "Hapësirat e muzeut mund t'i ofrojmë gjatë ditëve të WEF dyfish apo trefish në ditë", thotë Dolores Mark, drejtuese evenimentesh në muze. Ajo nuk thotë se kujt i jepen me qira, por vetëm se gjatë javës së forumit muzeumi ka si miq gjashtë firma të ndryshme. "Disa marrin me qira hollet e ekspozitave për takime të ndryshme- Të tjera organizojnë në mbrëmje party-koktejl apo darka me miq të ftuar." Sigurisht fitimet mbeten sekret: Vetëm kaq thuhet: "Për shkak se ne jemi një muze privat, dhënia me qira e hapësirave tona ka një rëndësi të madhe. Në këtë mënyrë ne mund të gjenerojmë të ardhura për muzeun."

Policia dhe ushtria

Logjistika është një nga sfidat më të mëdha të forumit në Davos. Pasi krahas të ftuarve zyrtarisht vijnë edhe përfaqësues mediash, personeli i sigurisë dhe punonjës shtesë të hoteleve të gastronomisë. Të gjithë duhet të akomodohen diku, dhe në të njëjtën kohë duhet të garantohet siguria e anëtarëve të nivelit të lartë të Davosit. Përgjegjëse për këtë është policia e kantonit, Graubünden. Zëdhënësi i saj Thomas Hobi nuk do të thotë se sa forca sigurie janë në veprim, por vetëm se nga vijnë ata. "Njësia përbëhet nga skuadra policore nga e gjithë Zvicra." Të gjitha drejtoritë e policisë dërgojnë skuadrat e tyre, madje edhe Lichtenshtajni. Përveç kësaj policia e kantonit ka kompetenca edhe për 3000 ushtarë të ushtrisë zvicerane." Ushtarët vëzhgojnë të gjithë territorin. Sipas Hobit, Davos është i ndarë në katër zona sigurie, ku brenda hyn vetëm ai që është i akredituar.

Por edhe personat e akredituar duhet të kalojnë shpesh në kontrolle sigurie. Para hyrjes në qendrën e kongreseve kontrollohen me imtësi si në aeroport, çantat, kalohet nëpër dedektorë sigurie etj. Aty sheh të presin me durim në radhë si menaxheri e Hegde-fondeve ashtu edhe ministrin. Qytetarët e Davosit duhet që qëndrojnë jashtë dhe madje të përballen me kalime anësore që marrin kohë të konsiderueshme.

Ndikimet e sulmeve terroriste në Paris

Sulmet e Parisit nuk ndikojnë në masat e sigurisë në Davos, thekson zëdhënësi i policisë, Thomas Hobi. Shkalla e sigurisë është gjithmonë e lartë në Davos, sigurisht në konsideratë merren edhe informacionet e shërbimeve sekrete. "Prej vitesh ka plane konkrete urgjence, si të reagohet për pengimet në trafik, ashtu edhe për atentatet." Një avantazh është edhe qyteti i vogël, kështu hyrja në qytet dhe dalja prej tij mund të bllokohen në mënyrë të rrufeshme. Në Davos njerëzit i presin me qetësi miqtë nga e gjithë bota dhe gëzohen për biznesin e mirë. Ka javë që në qytet renovohet dhe modifikohet. Në hoteltin Panorama në garazh është vendosur një çadër e madhe me konstruksion çeliku. E ashtuquajtura "Panorama e katedrales" ofron vend për 300 vetë dhe mund të përdoret si restorant, bar apo diskotekë. Por falas është vetëm panorama e mrekullueshme e maleve.