1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

David Cameron dëshiron të mbetet në pushtet - por si?

Ndoshta mund të rifitojë në çastet e fundit votat e popullistëve të djathtë, por sipas sondazheve koalicioni aktual britanik ka shumë pak gjasa për fitore. Konservatorët dhe Cameroni shpresojnë tek ndonjë mrekulli.

Momenti kryesor erdhi në fund të fushatës, kur David Cameron para punëtorëve të një supermarketi në Leeds tha: "Ky është një votim vendimtar për karrierën"...por shumë shpejt e korrigjoi, duke thënë: "ky është një votim vendimtar për vendin". Në anglisht fjalët "career" dhe "country" janë të afërta, por edhe në këtë mënyrë Cameroni tregoi qartë se çfarë mendon ai në fakt. Shumë britanikë mendojnë se ai është një politikan karrierist. Pas studimeve ai ka pasur një punë të shkurtër në një agjenci për reklama, por shpejt është anëtarësuar në radhët e konservatorëve dhe karriera e tij ishte shumë e shpejtë. Një orator i mirë me paraqitje të shkathëta. Para 10 vitesh ai mori kryesinë e përçarë të partisë, me premtimin se do ta modernizojë. Bashkëpartiakët ishin të zhgënjyer në kohën e qeverisjes së Blairit, kur ata ishin në bankat e opozitës. David Cameroni premtoi se do ta ndryshojë këtë gjendje. Dhe më 2010 arritën vërtetë ta lagojnë nga pushteti kryeministrin e pafat laburist Gordon Brown.

Ardhja nga shtresa e lartë

Speisesaal im Garrick Club

Shkollat dhe klubet ekskluzive janë komponentet e pandashme për Toriet

Ai solli një grup të madh miqsh në Downing Street - kabinetin e tij dhe këshilltarët, shumë prej të cilëve i njihte nga koha e shkollës dhe studimeve. Në fakt kjo u dëshmua si një mangësi e madhe e qeveisë, sepse në pushtet erdhi një grup i njerëzve nga shkollat dhe universitetet elitare. Eton, Oxford dhe Cambridge ishin uversitetet prej nga vinin - nga një shtesë e privilegjuar e lartë. Ndër ta kishte shumë pak femra, një problem të cilin Tories nuk e kanë tejkaluar deri më sot. Partia konsvervatore edhe më tej është një klub i burrave. "Posh boys who dont know the price of milk", tallej njëherë një nëpunëse me pushtetarët të cilët nuk e dinë sa kushton qumështi. Kryeministri përshtatet plotësisht në këtë fotografi. Bashkëshortja me lidhje aristokrate dhe një familje perfekte me tre fëmijë. Origjina dhe shkollimi si në revistat për reklama. Ky është një problem shumë i madh i qeverisë, sepse ajo as tani nuk ka njohuri për problemet e britanikëve të shtresës së mesme. Ndaj është krijuar imazhi se kjo parti përfaqëson vetëm një klientelë të caktuar.

Bilanci qeveritar

Ndërkohë që kryeministri synonte dhe premtonte një fillim të ri. Veçanërisht kur dihet, që ai nuk e arriti shumicëbn e duhur dhe u fut në koalicion me liberaldemokratët në vitin 2010. Tradicionalisht ky është një përjashtim në politikën britanike, sepse sistemi i votimeve synon arritjen e një shumice të qendrueshme për qeverisje. Që në atë kohë ka pasur kritika nga më të moshuarit në parti, të cilët thonin se do të ishte më mirë që partia të qeveriste e vetme. Por atyre u duhet të ambjentohen me kohët që kanë ndryshuar, sepse as pas këtyre zgjedhjeve nuk pritet ndonjë shumicë e qartë. Ndërsa liberaldemokratët pas lidhjes në koalicionit me partinë konservatore rrezikojnë të humbasin peshën si parti.

David Cameron dhe ministri i Financave George Osborne thonin se do t'i tejkalojnë sa më parë pasojat e krizës firnanciare të vitit 2008.

Großbritannien David Cameron Wahlkampf 2015

Gjatë fushatës elektorale Cameron ka bërë çmos që të tregohet i afërt me popullin

Sipas motos: kursime dhe shkurtime deri në dhimbje. Por të gjitha shkurtimet prej miliardash në fund kanë sjellë pak rezultate. Britania e Madhe edhe më tej ka deficitin e kartërt më të madh, pas Greqisë, Islandës dhe Irlandës. Fillimi i shlyerjes së qendrueshme të borxheve është shtyrë për 5 vite. Vitin e kaluar është shënuar një rritje prej 2,6%. Por të ardhurat nga tatimet kanë mbetur të vogla. Qytetarët e kanë ndjerë shumë pak rritjen ekonomike. Në tremujorin e parë të vitit 2015, rritja ekonomike është zvogluar, që i dëmton shumë konservatorët, të cilët thonin se kanë hartuar një plan afatgjatë.

Paqartësitë e reja

David Cameron Queen Elizabeth

Kryeministri në largim duhet të përshëndetet me mbretëreshën - por a do të jetë ai edhe kryeministri i ri?

Megjithë pikët pozitive për modernizimin social, Cameroni duhet të ketë frikë për rezultatin e zgjedhjeve. Britanikët e kanë vështirë ta duan, sepse ai nuk konsiderohet si mbreti i zemrave. Ndërkohë që edhe gjatë fushatës ka qenë i zbehtë dhe ka folur për tema dytësore, sepse qytetarët janë të shqetësuar për nivelin e jetesës, sistemin social dhe çështjen e migrantëve. Ndërkohë që tema më e madhe e konservatorëve ishte dalja eventuale nga BE, pas një referendumi që planifikohet të mbahet më 2017. Shumica e zgjedhësve kanë probleme të tjera më të rëndësishme.

Cameroni shpreson të fitojë në këto zgjedhje votuesit e populistëve. Ndërkohë që nga e majta kërcënon një rrezik tjetër nga Skocia. Nëse Partia Nacionale atje fiton shumë mandate, do të mund ta mbështeste qeverinë pakicë të laburistëve në Londër. Cameronit i mungon thjesht një partner për koalicion. Ai edhe më tej pohon se do ta fitojë shumicën e mjaftueshme për qeverisje. "Vazhdo me ëndrra", shkruan gazeta 'The Independent'. Të gjithë janë të mendimit se pas këtyre zgjedhjeve do të fillojë një epokë e re, shumë e paparashikueshme në politikën britaneze.

DW.COM