1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Data e skandecës për demokracinë në Rumani

Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle i tha gazetës "Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung", se në Rumani konfliktet politike zhvillohen në kurriz të "vlerave themelore evropiane". Komenti nga Robert Schwartz

Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle e ka thënë shkoqur: Zhvillimet politike si ato në Rumani nuk mund të injorohen. Nga Berlini dhe Brukseli sinjalizohet gjithnjë e më fort shqetësimi për vendimin e parlamentit rumun për shkarkimin e presidentit konservator Traian Basescu. Më në fund Evropa u zgjua.

Në Bukuresht politika zyrtare ende vazhdon të tregohet e qetë duke u fshehur pas perdes së trashë të parlamentarizmit pseudo-demokratik. Aleanca e re qeveritare social-liberale mund të mbeshtetet tek një shumicë komforte në parlament, pasi disa deputetë nga opozita konservatore ndryshuan kampin e gjithashtu edhe ish-partnerët e koalicionit të konservatorëve e mbështetën procesin e shkarkimit të presidentit Basescu.

Akuzat kundër kreut të shtetit janë bajate: ai akuzohet të ketë ndërhyrë në mënyrë masive në punët qeveritare të ketë influencuar drejtësinë.  Fakt është, që ai ka bashkëkontribuar në kursin e rreptë të kursimeve që ka ndjekur qeveria parardhëse e konservatorëve. Rumania kësisoj u prek më pak se vendet e tjera të BE-së nga kriza. Sa ka të bëjë me drejtësinë: Basescu konsiderohet në BE si garanci për një drejtësi të pavarur në luftën kundër korrupsionit. Megjithatë pikërisht këtë pavarësi të prokurorëve dhe gjyqtarëve duket se e kanë halë në sy pushtetarët e rinj. Me siguri që nuk ishte rastësi, që një përfaqësues i rëndësishëm i unionit social-liberal e përcaktoi varësinë e drejtësisë si objektiv të qartë të marrjes së plotë të pushtetit.

Hapja e procedurës kundër presidentit nuk do të ishte e mundur, nëse aleanca social-liberale e krijuar për qëllime të caktuara, nën kryeministrin Victor Ponta nuk do t'ia kishte arritur paraprakisht të vinte nën kontroll institucionet demokratike, ose të injoronte vendimet e tyre. Me shfuqizimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kontrollin e drejtpërdrejtë ndaj fletores zyrtare  – përmes një procedure të përkohshme kjo kompetencë iu kalua qeverisë – u krijuan të gjitha kushtet, për realiizmin e qëllimit të shpallur politik - shkakrimin e menjëhershëm të presidentit. Një referendum më 29 korrik duhet ta kurorëzojë çështjen në mënyrë "demokratike".  Për këtë qëllim qeveria Ponta ndryshoi me procedurë të përkohshme ligjin e referendumit. Deri tani më shumë se gjysma e shtetasve me të drejtë vote duhej të votonin për shkakrimin e presidentit, këtej e tutje mjafton vetëm një shumicë e thjeshtë e votave.

Se si do të vendosin zgjedhësit kjo mbetet e hapur. Në 2007 Basescu gjatë një procedure për shkakrim nga posti doli më i fortë, megjithatë dy vitet e fundit ka rënë kuota e simpatisë ndaj tij për shkak të poliitkës rigoroze të kursimeve. Tani është në dorën e shoqërisë civile demokratike të Rumanisë, për ta ndalur në kohën e duhur erozionin e shtetit ligjor nga qeveria social-liberale. BE-ja duhet t'i përgjigjet konform rolit të saj, të vendosë sanksione, në rast se nuk respektohen standaret. Po qe se nuk veprohet kështu, atëherë demokracia në Rumani i përket arkivit me vulën: e skaduar.