1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Data 9/11- Shpresa të humbura- Afganistani pas 9/11

Pamjet e tmerrshme të 11 shtatorit 2001 afganët i panë vetëm disa javë apo muaj më vonë. Publikimi i këtyre fotografive ishte ndaluar në shtetin ku sundonin talebanët.

Pllakë përkujtimore për viktimat e 11 shtatorit 200, Kandahar.

Pllakë përkujtimore për viktimat e 11 shtatorit 200, Kandahar.

Megjithatë lajmi se ishin sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte përhapur si rrufeja në mbarë vendin. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës fajtorë ishin organizata terroriste Al Kaida dhe aleatët e saj, talebanët. Pak kohë më vonë u përmbys regjimi i talebanëve. Afganët shpresuan për herë të parë pas 20 vitesh luftë dhe luftë qytetare për një jetë më të mirë. Por çfarë ka mbetur nga kjo shpresë tani nëntë vjet pas sulmeve të 11 shtatorit?

11 shtatori i vitit 2001 ishte për talebanët një ditë gëzimi. Ata sqaruan përmes organeve të tyre propaganduese se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për talebanët armiku më i madh i Islamit, u dënua nga Zoti. Pas sulmeve të para të trupave amerikane ndaj talebanëve në Afganistan ata reaguan me reprezalje kundër popullit të vet.

Alicia Watckins nga Uashingtoni përshëndet në ceremoninë e përvjetorit t 11 shtatorit në bazën ushtarake në Kabul.

Alicia Watckins nga Uashingtoni përshëndet në ceremoninë e përvjetorit t 11 shtatorit në bazën ushtarake në Kabul.

Reprezalje kundër popullit të vet

Atiqullah, një banor i qytetit Kabul, atëherë në moshë 20 vjeçare tani kujton: "Ditët e fundit të sundimit taleban ishin posaçërisht të tmerrshme. Ata i vrisnin njerëzit në rrugë pa procese gjyqësore dhe me fajësime absurde. Unë vetë kam qenë dëshmitarë i disa vrasjeve në rrugë."

Në fund të vitit 2001 talebanët u dëbuan nga pushteti përmes një ndërhyrje ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qeveria e re në Kabul dhe aleatët e saj ndërkombëtar ë i premtuan afganëve shumë, siguri, mirëqenie dhe demokraci. Nocione këto të cilat pikërisht për gjeneratën e re të afganëve ishin tër ësisht të huaja. Megjithatë ato zgjuan shpresën dhe guximin për një jetë më të mirë. Për këtë jetë më të mirë pret ende 25 vjeçari Mukhtar. "Është e padiskutueshme që ekonomia afgane sot është më e mirë se që ka qenë para 10 vjetëve. Megjithatë jeta për shumëkend nuk ka ndryshuar. Përse nuk përmushen të gjitha ato premtime që janë bërë. Njerëzitë nuk mund ta ndjejnë veten të sigurtë as në Kabul e lëre më në vende të tjera."

Bin Laden dhe El Zawahiri në një kamp të El Kaidës.

Bin Laden dhe El Zawahiri në një kamp të El Kaidës.

Ende larg sigurisë

Nëntë vite pas 11 shtatorit Afganistani është ende larg sigurisë, mirëqenies dhe demokracisë. Talebanët të cilët konsideroheshin si të mposhtur nga viti 2006 po bëhen gjithnjë e më të fuqishëm. Shumë afganë sot kanë vetëm një dëshirë; përfundimin e luftës në vendin e tyre. Për mirëqenie dhe demokraci flet një numër i vogël. Faruq Baschar, ekspert për politikën e brendshme në Universitetin e Kabulit duke pasur parasysh gjendjen e vështirë në vend i druhet një braktisje totale të njerëzve të qeverisë së Hamid Karzait dhe partnerëve të saj ndërkombëtar ë: " Unë e vërej që zhgënjimi është çdo ditë e më i madh. Njerëzit humbasin gjithnjë e më shumë besimin se qeveria dhe forcat ndërkombëtare do të arrijnë të zgjidhin problemet e sigurisë. Ata nuk gjejnë thjesht përgjegje në pyetjen: përse kaq shumë shtete nuk janë në gjendje të kenë nën kontroll sigurinë në Afganistan?"

Talebanët janë ata që japin përgjegje të thjeshta në pyetjet e tilla. Sipas propagandës së talebanëve bashkësia ndërkombëtare nuk ka interes që njerëzit në Afganistan të jetojnë më mirë. Ata prezantohen në mbarë vendin si sunduesit e ardhshëm të Afganistanit dhe kërcënojnë ata që punojnë për qeverinë. Në disa rajone në lindje dhe jug të vendit taebanët kanë emëruar gjykatësit dhe nënpunësitë e tyre në administratë.

Autor: Ratbil Shamel/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 11.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P9gT
  • Data 11.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P9gT