1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Dashuri-urrejtja" gjermano-ruse

Monika Griebeler/Pandeli Pani23 Dhjetor 2013

Megjithë lëvdadat e politikanëve gjermanë pas amnistisë në Rusi, politikanët gjermanë e kanë të qartë se në vendimin e Putinit ka shumë taktikë dhe pak mëshirë.

https://p.dw.com/p/1AepL
Fotografi: picture alliance/Russian Look

Marrëdhëniet gjermane-ruse kanë marrë prej disa muajsh një plasaritje. Vazhdimisht ka polemika për reformat demokratike dhe të drejtat e njeriut në Rusi. Presidenti Joachim Gauck ka deklaruar për këtë arsye se nuk dëshiron të shkojë për të parë Lojërat Dimërore Olimpike në Soçi. Më pas ngjarjet në Ukrainë dhe torpedimi që u bëri për muaj me radhë presidenti Vladimir Putin bisedimeve për marrëveshjen e asociimit ndërmjet Kievit dhe Bashkimit Evropian - deri sa Ukrainë e pezulloi atë.

Pas kritikave, tani që Puntini e liroi nga burgu Mikhail Khodorkovskin, nga politika gjermane po dëgjohen tone të tjera. Kancelarja gjermane Angela Merkel e përshëndeti lirimin. Ministri i Jashtëm Federal Frank-Walter Steinmeier tha: "Kjo është një shenjë e mirë." Kjo falje si dhe amnistia për aktivistët e Greenpeace dhe anëtaret e grupit Pussy Riot "janë një mundësi e re për bisedime intensive me Moskën", thotë politikani i SPD Rolf Mützenich.

Rolf Mützenich
Rolf MützenichFotografi: DW

Kalkulim në vend të mëshirës

Por marrëdhëniet nuk mund të rregullohen kaq thjesht - këtë politikanët gjermanë e kanë të qartë, sikurse sqaron edhe Mützenich që është i ngarkuar në grupin parlamentar të SPD-së me politikën e jashtme dhe të drejtat e njeriut.

Në fund të fundit, në vendimin e Putinit kuptohet që ka shumë taktikë - dhe pak mëshirë. Për rreth shtatë javë, më 7 shkurt 2014 fillojnë Lojërat Olimpike të Dimrit, për të cilat Putini u kritikua shumë dhe të cilat rëndojnë edhe marrëdhëniet gjermano-ruse. Përkimi kohor mes Soçit dhe faljes së Khodorkovskit, është sipas ministrit të Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, "ashiqare".

Politikani i CDU-së Andreas Schockenhoff, ish i ngarkuari i qeverisë gjermane për Rusinë thotë se falja e Khodorkovskit nuk e zëvendëson një proces të drejtë gjyqësor. Andreas Schockenhoff thotë po ashtu se përveç rasteve të spikatura si Khodorkovski, Pussy Riot apo aktivistët e Greenpeace ka "shumë të të burgosur të cilët janë dënuan në procese të dyshimta dhe që kanë të drejtë për një gjykim të drejtë."

Njëri lirohet, tjeri në burg

Ndërsa Khodorkovski u lirua partneri i tij në kocernin e naftës Yukos, Platon Lebedev vazhdon të jetë në burg, i dënuar ndër të tjera për mashtrime fiskale, në procese që në botë konsiderohen si të dyshimta.

Po ashtu në burg është p.sh. edhe gjeologu Jevgeni Vitishko. Ai është anëtar i një organizate ambientalistësh që ka protestuar kundër Lojrave Olimpike të Soçi. Ka kohë që prokuroria e për ndjek OJQ-në "Environmental Watch on the North Caucasus". Pikërisht ditën që u lirua Khodorkovski një gjykatë ruse e dënoi Jevgeni Vitishkon me tri vjet kamp internimi. Freedom House e kritikon këtë dënim si të motivuar politikisht.

Dora mbetet e zgjatur

Megjithë këto raste individuale Gjermania sipas politikanit Rolf Mützenich (SPD) "duhet të bëjë çdo përpjekje për të diskutuar me liderët politikë rusë në lidhje me interesat e përbashkëta në politikën ndërkombëtare dhe për të vazhduar zbatimin e marrëveshjeve që kemi bërë për një partneritet modernizimi."

Andreas Schockenhoff
Andreas SchockenhoffFotografi: DW

Zhvillimi i tanishëm është një mundësi që ne duhet ta shfrytëzojmë - pa marrë parasysh se çfarë motivesh fshihen pas saj, mendon edhe politikani i CDU-së Andreas Schockenhoff. "Ne duhet t'i zgjasim Rusisë gjithmonë dorën. T'i ofrojmë gjithmonë bashkëpunim." Gjermania dhe BE-ja duan tek e fundit një Rusi moderne dhe të hapur ku të sundojë ligji dhe të luftohet vërtetë korrupsioni.

Ndoshta kjo është për momentin më e rëndësishmja: të dyja palët duket se të duan t'i përmirësojnë marrëdhëniet. Dhe dikur do të jenë në gjendje gjithashtu ta bëjnë. Ndoshta.