1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Darkë miqësore - SHBA nuk i harron aleatët lindorë

Kryetarë të qeverive dhe presidentë nga 11 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë uruar presidentin amerikan Barack Obama për marrëveshjen e re START të çarmatimit.

default

Presidenti amerikan, Barack Obama

Në përfundim të samitit ruso-amerikan për çarmatimin shefat e qeverive dhe shteteve nga Evropa Qendore dhe Lindore u takuan me presidentin Obama të enjten (8.4.) në mbrëmje në Pragë. Siç ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, palët kanë qenë të një mendimi se përmirësimi i marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së ka çuar në uljen e tensioneve dhe ka krijuar mundësi të reja edhe në marrëdhëniet e shteteve evropianoqendrore dhe evropianolindore me Rusinë.

SHBA nuk i braktis aleatët lindorë

Temë tjetër e takimit me Obamën ishte edhe gjendja në Afganistan si edhe çështjet e furnizimit me energji, ka bërë të ditur kryeministri çek, Jan Fisher. "Presidenti amerikan na siguroi se ne bëjmë pjesë në hapësirën euroatlantike", deklaroi kryeministri çek. Obama nuk është vetëm një orator i mirë, por edhe një burrë shtetit që dëgjon me vëmendje, tha Fisher.

Tschechien USA Russland Obama und Medwedew Unterzeichnung START-Abkommen Flash-Galerie

Obama dhe Medvedev nënshkruan marrëveshjen e re START

Në këtë darkë të përbashkët Obama synonte të hiqte përshtypjen e krijuar se me marrëveshjen e re të çarmatimit mes SHBA-së dhe Rusisë, Amerika zhvendoset nga shtetet e reformuara të Lindjes. Kryeministri çek Fischer u shpreh se në takim u bë e qartë se rajoni dëshiron transparencë dhe se "presidenti amerikan nuk ka aspak problem me një qëndrim të tillë".

Më parë Medvedev dhe Obama kishin rënë dakord për vazhdim të bisedimeve për çështjen e mbrojtjes raketore.

" Medvedev dhe unë ramë darkod që të zgjerojmë bisedimet lidhur me mbrojtjen raketore. Kjo do të përfshijë shkëmbimet e rregullta të informacionit për ato që vlerësohen si rreziqe si edhe kompletimin e një vlerësimi të përbashkët për raketat e pritshme balistike", deklaroi Obama.

Aleanca atlantike tepër e rëndësishme për sigurinë globale

Në takimin ne rezidencën e ambasadës amerikane në Pragë ishin ftuar kryetarë qeverish e shtetesh nga Bullgaria, Estonia, Kroacia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovenia, Hungaria, dhe Sllovakia.

Tschechien USA Russland Obama und Medwedew Unterzeichnung START-Abkommen

Shtrëngim duarsh mes Obamës dhe Medvedevit në Pragë. Aleatët e tjerë lindorë nuk kanë pse shqetësohen. Obama u siguron vëmendjen amerikane

Pas takimit Shtëpia e Bardhë në deklaratën e saj ka theksuar se " aleanca atlantike është tepër e rëndësishme për interesat e përbashkëta dhe sigurinë globale."

Në vitet e fundit shtetet e Lindjes kanë vuajtur pasojat e politikës energjetike ruse. Kryeministri çek tha se, "presidenti amerikan i dëgjoi me vëmendje diskutimet për çështjet e energjisë."

Për ditën e premte janë planifikuar bisedime bilaterale të presidentit amerikan me udhëheqjen çeke, para kthimit të Obamës në Uashington.

Në takimin e kryetarëve të qeverive dhe shteteve nga vendet e Lindjes me Obamën nuk ishte ftuar Shqipëria.

dpa/Lindita Arapi

Redaktoi: Eliana Xhani

DW.COM

  • Data 09.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MrNC
  • Data 09.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MrNC