1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Daniel Frid në Prishtinë – SHBA respekton qëndrimin e Kosovës lidhur me planin gjashtëpikësh të OKB-së

Zëvëndësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Daniel Frid, është shprehur se bisedimet rreth planit gjashtë pikësh të OKB-së duhet të vazhdojnë në mënyrë që EULEX-i të shtrihet në tërë territorin e Kosovës.

default

Daniel Frid

Gjatë një vizite në Prishtinë, zëvëndësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Daniel Frid (Daniel Fried), e respekton qëndrimin e Prishtinës zyrtare e cila i ka thënë “JO’, planit gjashtë pikësh të OKB-së nëpërmjet të cilit do të mundësohej shtrirja e misionit evropian EULEX në Kosovë.

Daniel Frid, tha se bisedimet për pikat e planit duhet të vazhdojnë. Argumenti më i fuqishëm sipas tij është se misioni EULEX duhet të shtrihet në të gjitha rajonet e Kosovës. Fried: “Gjashtë pikat e planit do të thonë shumë për Kosovën, por, poashtu ne duhet ta pranojmë se qeveria e Kosovës ka një qëndrim. Qeveria e Kosovës është një qeveri sovrane. Ajo dëgjon qeveritë tjera, pastaj merr qëndimin e saj dhe këtë fakt ne duhet ta respektojmë”.

Frid theksoi se bisedimet rreth pikave të planit duhet të vazhdojnë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje sepse misioni i BE-së EULEX, pjesë e të cilit është edhe SHBA-së, duhet të vendoset në të gjithë territorin e Kosovës përfshirë edhe vendbanimet serbe. Daniel Frid tha se gjashtë pikat e planit janë të përkohshme, nuk janë të përhershme. Dy udhëheqësit kryesor politik kosovar, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi edhe njëherë rikonfirmuan qëndrimin se nuk i pranojnë pikat e planit ashtu siç i ka kërkuar Beogradi, sepse si të tilla, ato e shkelin Kushtetutën e Kosovës.

Beogradi kërkon që misioni EULEX të ketë qëndrim neutral sa i përket statusut të Kosovës. Nga ana tjetër doganat, policia dhe gjyqësia në vendbanimet serbe duhet të kenë një lloj autonomie. Sipas Prishtinës zyrtare, misioni EULEX duhet të shtrihet në tërë territorin e Kosovës vetëm ashtu si e parasheh plani i Marti Ahtisarit.

DW.COM

  • Data 17.11.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FwlM
  • Data 17.11.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FwlM