1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Damasku i izoluar - Liga Arabe këshillohet mbi përjashtimin e përkohshëm të Sirisë

Liga Arabe i ka dhënë Sirisë një ultimatum: deri të mërkurën (16.11.2011) regjimi në Damask duhet të ndërmarrë hapa seriozë për t'i dhënë fund dhunës kundër opozitës përndryshe vendi do të përjashtohet nga Liga.

Takimi i Ligës Arabe në Kajro - Ministri i Jashtëm i Katarit Hamad bin Jasim dhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Nabil al-Arabi Nabil.

Takimi i Ligës Arabe në Kajro - Ministri i Jashtëm i Katarit Hamad bin Jasim dhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Nabil al-Arabi Nabil.

A do të pezullohet anëtarsimi i Sirisë në Ligën Arabe - apo megjithatë jo? Kjo është pyetje në të cilën duhet të përgjigjen 22 ministrat e Jashtëm arabë të mërkurën (16.11.2011) në Rabat në një takim të jashtëzakonshëm të Ligës në kryeqytetin e Marokut, Rabat. Nëse presidenti i Sirisë Bashar al-Assad nuk do të bëjë ndërkohë asnjë lëshim që do të sinjalizonte përfundimin e dhunës kundër civilëve në vendin e tij atëherë votimi do të jetë: "Po, përjashtim nga Liga!".

Por gjërat mund të zhvillohen ndoshta ndryshe sepse si koncesion mund të llogaritet edhe në qoftë se Assadi lejon futjen në vend të një delegacioni prej 500 aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe përfaqësuesëve të Ligës Arabe. Nabil al-Araby, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe deklaroi: "Në Ligën Arabe është zhvilluar një takim me 16 organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në diskutimet tona është kuptuar se çdo grup mund të dërgojë përfaqësues për në Siri - nëse të mërkurën mirret një vendim përkatës. Të gjithë ata kanë shprehur dëshirën e fortë për të marrë pjesë, dhe ata janë gjithashtu me shumë përvojë në këtë fushë. Dhe unë mendoj se Këshilli i Ministrave do të bjerë dakord në Rabat, që misioni të fillojë sa më shpejt."

Mitingje pro presidentit Assad në Siri dhe kundër Ligës Arabe.

Mitingje pro presidentit Assad në Siri dhe kundër Ligës Arabe.

Një ekspert i të drejtave të njeriut e sheh delegacionin si një mjet për zgjidhjen e krizës dhe për t'i dhënë fund dhunës në Siri. Mediat siriane kanë raportuar gjithashtu se qeveria do të lejojë vëzhguesit arabë në vend. A mund të evitojë kjo përjashtimin e Sirisë nga Liga Arabe në momentin e fundit? Kjo organizatë është e njohur kohëve të fundit për befasi politike. Dhe: disa qeveri arabe mund të kenë frikë se me përjashtimin e Sirisë mund të përshkallëzohet situata në vend, e cila mund të çojë drejt një ndërhyrjeje. Dhe këtë nuk e dëshiron askush nga krerët arabë.

Megjithatë, Liga Arabe ndoshta e frymëzuar edhe një herë nga sanksionet e BE-së, duket krejt e bindur në qëndrimin e saj. Nga opozita siriane, ajo ka kërkuar jozyrtarisht që të paraqesë planet për një transferim të pushtetit. Dhe së shpejti pritet shpallja e një date për mbajtjen e një konference zyrtare. Në të duhet të diskutohet se si mund të duket një periudhë kalimtare pas përmbysjes së synuar të presidentit Assad, thuhet në Kajro.

Autor: Björn Blaschke / Esat Ahmeti

Redaktoi: E. Xhani