1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dallime dhe ngjashmëri - AfD në Gjermani dhe FN në Francë

Christoph Hasselbach10 Shtator 2016

Ekspertët: Forcimi i populistëve të djathtë në Europë vjen si pasojë e mungesës së përgjigjeve bindëse europiane dhe grumbullimit të krizave: ajo gjeopolitike, financiare dhe kriza e Europës dhe e refugjatëve.

https://p.dw.com/p/1JzR8
Deutschland Landtagswahlen Mecklenburg-Vorpommern AfD Anhänger
Fotografi: Reuters/J. Herrmann

Kur partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet parlamentare të landit të Meklenburg-Pomeranisë fitoi 21% të votave duke ia kaluar partisë popullore kristiandemokrate CDU, Marine Le Pen shkruante në twitter: "Ajo që dje dukej e pamundur, sot është ë´bërë e mundur: patriotët e AfD-së e kanë fshirë partinë e Merkelit. Urimet e mia."

Në fakt Marine Le Penit nuk i duhet mbështetje nga jashtë. Ajo po shënon nga një sukses në tjetrin në votime. Në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Europian Front National (FN) madje doli partia më e fortë. Gjithmonë kështu ka qenë. Babai i saj Jean-Marie ndonëse ishte spektakolar në zgjedhjet presidenciale më 2002, në raundin e dytë radhët u bashkuan kundër tij dhe me shumicë të madhe fitoi golisti Jaques Chirac. Jean Marie Le Pen është një antisemit i palëkundur. Dhomat e gazit të nacionalsocialistëve ai i ka quajtur "vetëm një detaj të historisë së Luftës së Dytë Botërore". Pjesa më e madhe e qytetarëve francezë nuk e zgjidhte atë.

Kur vajza e tij Marine më 2011 mori drejtimin e partisë, ajo e shfuqizoi paksa të atin dhe më në fund për shkak të "gabimeve të rënda" e përjashtoi nga partia. Qysh atëherë ajo përpiqet të përdorë një gjuhë të moderuar dhe me këtë ka sukses.

Por idetë e saj politike nuk janë më pak radikale se ato të të atit. Ajo do kthimin tek Franca franceze, daljen nga NATO dhe një bashkëpunim më të ngushtë me Rusinë. Në ekonomi ajo është për proteksionizëm. Ajo do të mbante një referendum -ashtu si Britania e Madhe - për dalje nga BE-ja, e po ashtu është edhe për rivendosjen e dënimit me vdekje. Lëvizjen e refugjatëve ajo qe uan "invazion". Jo-francezët duhet të marrin një ndihmë sociale shumë të reduktuar, francez mund të bëhesh vetëm nga prejardhja ose me merita dhe jo, sepse ke lindur në Francë, siç është aktualisht.

Kombobild französische Präsidentschaftskandidaten 2017
Kandidatë për president në Francë

Bashkë me zgjedhësit e AfD-së, të Front-it National dhe të tjera partive populiste të djathta në Europë është rritur edhe frika nga globalizimi dhe humbja e pushtetit të shtetit, kriza e refugjatëve e ka shtuar edhe më shumë frikën, analizojnë shumë ekspertë. Studiuesi francez i radikalizmit, Nicolas Lebourg, beson, se populistët me valën e refugjatëve përfitojnë "nga grumbullimi i disa krizave bashkë". "Ne ndodhemi me sa duket përpara një krize të madhe gjeopolitike, së cilës i shtohen edhe kriza financiare dhe kriza e Europës." Sipas fjalëve të Jean-Dominique Giulani, presidentit të fondacionit të Parisit, Robert-Schuman, votat për populistët e djathtë janë "një reagim ndaj mungesës së përgjigjeve bindëse europiane dhe protestës ndaj shtetit, që nuk gjen zgjidhje për çështjet, që i preokupojnë njerëzit." Çështjet e emigracionit dhe të identitetit, sipas Giulanit, janë kthyer në tema të rëndësishme dhe po trajtohen prej populistëve të djathtë.

Një dallim i madh mes AfD-së dhe Front-it National janë raportet krejt të ndryshme të pushtetit. Krahasuar me Front-in National të vetëdijshëm, AfD-ja është e vogël. Në Francë të gjitha sondazhet flasin prej disa kohësh, se Marine Le Pen do të dalë në raundin e parë të zgjedhjeve preisdenciale e madje ajo mund të dalë si më e forta në këtë raund. Por kjo do të varet se kundër kujt do të kandidojë ajo. François Hollande praktikisht nuk i jepen shanse, në rast se ai do vërtetë do të rikandidojë. Edhe një socialisti tjetër nuk i jepen shanse.

Kësisoj do të varet prej kandidatëve të republikanëve konservatorë. Nëse ata do të nxjerrin si kandidat ish-presidentin Nicolas Sarkozy, Le Pen mund ta sfidojë atë në raundin e parë. Nëse kandidon i moderuari dhe i konsideruar si serioz Alain Juppé, ky do të kishte sipas sondazheve karta më të mira. Por për balotazh shumica e vëzhguesve politikë parashikojnë një përsëritje të dukurisë së vitit 2002, kur i jati i Marine Le Pen-it humbi me fare pak diferencë kundrejt Chirac-ut. Kundërshtarë të shumtë të Le Pen-it në një rast të tillë do të zgjidhnin një kandidat tjetër. E përderisa ky kandidat, siç parashikojnë shumë mund të jetë një republikan, në Francë vlen shprehja: kush është kandidat i republikanëve për president do të hyjë në edhe në Elysée-Palast.