1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

'Daljen e serbëve në zgjedhje e konsiderojmë të gabuar'

Në dallim prej serbëve të veriut të Kosovës, një pjesë e madhe e serbëve të Kosovës qendrore do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Cilat janë qëndrimet e Serbisë ndaj zgjedhjeve lokale?

Oliver Ivanoviç, sekretar shteti në ministrinë serbe për Kosovën

Oliver Ivanoviç, sekretar shteti në ministrinë serbe për Kosovën

Oliver Ivanoviç, sekretar shteti në ministrinë serbe për Kosovën flet në mikrofonin e DW për qëndrimin e qeverisë së Serbisë ndaj zgjedhjeve lokale në Kosovë

DW: Zoti Ivanoviç, cili është qëndrimi i Qeverisë serbe ndaj zgjedhjeve lokale në Kosovë?

Ivanoviç: Qëndrimi i qeverisë serbe nuk ka ndryshuar: daljen e serbëve në zgjedhje në këtë moment e konsiderojmë si hap të gabuar. Prandaj i kemi ftuar të gjithë që t'i bojkotojnë zgjedhjet dhe atë për shumë shkaqe. Së pari, ne i kemi përfaqësuesit tanë, të dalë nga zgjedhjet e organizuara prej Serbisë. Dhe së dyti, çdo inkuadrim në institucionet e Kosovës që parashikohen me Planin e Ahtisarit do të thotë në mënyrë të drejta apo indirekte, njohje e pavarësisë së Kosovës.

DW: Megjithë kundërshtimet e Beogradit serbët e Kosovës kanë paraqitur për këto zgjedhje 21 lista. Ministri goran Bogdanoviq u shpreh i befasuar me këtë fakt. Jeni edhe ju të befasuar?

Ivanoviç: Njohësit e mirë të situatës nuk do të duhej të befasohen, sepse nëse i shikon listat shumë shpejt vjen në konkludim se fjala është për grupe njerëzish me interesa të veçanta. Njerëzit e tillë nuk mund t'i pengosh të dalin në zgjedhje, pa marrë parasysh se shumica e popullit mendon ndryshe. Kjo do të shihet në ditën e votimit, sepse nuk e besoj se do të votojnë më shumë se pesë apo gjashtë për qind e serbëve. Ndoshta pak më shumë, por me siguri që këto subjekte nuk mund të jenë përfaqësues të bashkësisë etnike serbe në këto komuna.

DW: Sipas disa sondazheve pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje do të jetë rreth 28 përqind. Sidoqoftë, pas këtyre zgjedhjeve serbët do të kenë një lloj dualizmi pushteti, që mund të sjellë konflikte midis tyre. Sa reale është mundësia e konfliktit mes serbëve në Kosovë?

Ivanoviç: Sinqerisht unë kam frikë pikërisht nga një gjë e tillë. Mundësia e tillë është fatkeqësisht shumë reale dhe paraqet një rrezik shumë të madh. Serbët, si dhe popujt e tjerë të Ballkanit mospajtimet e tyre politike i shprehin shpesh në një formë shumë të vrazhdë. Në një hapësirë të vogël do të kemi dy administrata lokale, që tash apo më vonë do të shkaktojnë konflikte. Këtë duihet ta dinë edhe ata që thërrasin për pjesëmarrje në zgjedhje.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 13.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KWbg
  • Data 13.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KWbg