1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Dalai Lama viziton sërish Gjermaninë

Dalai Lama sërish viziton Gjermaninë, por kësaj radhe nuk do të ketë takime spektakolare si herën e kaluar me kancelaren Angela Merkel, e cila gjendet për vizitë në Amerikën Latine.

Dalai Lama i dhuron shallin e bardhë Merkelit 17 qeshor 2005- Berlin

Dalai Lama i dhuron shallin e bardhë Merkelit 17 qeshor 2005- Berlin

Dalai Lamën nuk do të takojë as ministri i jashtëm Steinmeier, i cili gjendet në Rusi. Mirëpo do ta presin kryetari i parlamentit dhe disa kryeministra të landeve. Dalai Lama trajtohet si një pop star dhe shumë politikanë me dëshirë fotografohen me udhëheqësin shpirtror të Tibetit.

Dyert për Dalai Lamën në Gjermani i hapi një politikane e panjohur para 20 vitesh. E përqeshur gati nga të gjitha partitë politike, deputetja ekonologjiste Petra Kelly, e hapi për herë të parë në Bundestagun gjerman çështjen e Tibetit. Deri atëherë Gjermania injoronte në tërësi Dalai Lamën, të cili i duhet të falënderojë zonjën Kelly për fjalimin në parlament dhe takimin me Presidentin e atëhershëm gjerman von Weizsäcker.

"Ka ardhur koha për ndryshime, në qoftë se bota nuk do të shikojë duke ndenjur me dyar kryq se si zhduket populli tibetian dhe kultura e tij e lashtë."

Qëndrimi refuzues i qeverisë së atëhershme konservativo-liberale filloi të ndryshojë në fillim të viteve 90-të. Në takimin jozyrtar me ministrin e jashtëm Klaus Kinkel, Dalai Lama deshi që sipas traditës tibetiane t'i vinte atij një shallë të bardhë rreth qafës. Kinkeli refuzoi duke lënë përshtypje shumë të keqe në opinion, për pavendosmërinë e qeverisë gjermane ndaj çështjes së Tibetit.

Pasardhësi i tij Joshka Fisher, është takuar disa herë me Dalai Lamën, dhe pranoi të vendoste shallin e bardhë, ndërkohë që kancelari Gerhard Schröder i largohej takimeve me të.

Sot të gjithë politikanët gjermanë mendohen të jenë miq të Dalai Lamës. Ndër ta është edhe kryeministri i Hesenit Roland Koch: "Ajo që më impresionon është mbrojtja e interesave të popullit dhe vendosmëria për të përdorur vetëm mjete paqësore në luftën për realizimin e të drejtave dhe identitetit kulturor. Ka shumë themelues të lëvizjeve çlirimtare në botë. Janë hedhur shumë bomba për të ruajtur identitetin dhe lirinë e popujve dhe nuk duhet të ndodhë që tibetianët të mos i realizojnë qëllimet e tyre, vetëm sepse angazhohen me mjete paqësore."

Roland Koch ishte ai i cili në vjeshtën e kaluar vendosi kontaktet e Dalai Lamës me kancelaren Angela Merkel, e cila është takuar me udhëheqësin tibetian edhe më parë kur ka qenë udhëheqëse e opozitës. Ndërkohë që shtatorin e vitit të kaluar Dalai Lama shënoi suksesin më të madh në Gjermani, duke u pranuar në zyrën e kancelares. "Edhe pse është bërë kancelare, ajo e ka ruajtur miqësinë tonë të vjetër. Jam shumë i lumtur."

Jo kaq i lumtur ishte ministri i jashtëm Steinmeier, sepse në politikën gjermane ndaj Kinës ndryshuan rolet e kancelares dhe ministrit të jashtëm. Kina u zemërua mjaft. Mirëpo kancelarja mbeti në qëndrimet e veta. "Besoj se politika e jashtme duhet të mbetet besnike e vlerave dhe interesave të Gjermanisë. Nuk mund të flitet vetëm për vlerat apo interesat. Mendoj se ky ishte një sukses i madh dhe unë do të vazhdoj në këtë rrugë."

Pritja e Dalai Lamës hapi në Gjermani një debat disa javor mbi bazat e politikës së jashtme gjermane. Në sektorin e vlerave dhe interesave, flitej për balancimin e diplomacisë së qetë dhe reagimit ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut. Ndërkohë që Dalai Lama kishte kohë qëishte larguar nga Gjermania.

  • Data 14.05.2008
  • Autor Mathias Bölinge
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DznN
  • Data 14.05.2008
  • Autor Mathias Bölinge
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DznN