1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Dalai Lama viziton Parlamentin Evropian

Para plenumit të Parlamentit Evropian në Bruksel do të flasë sot, të enjten Dalai Lama, i cili më vonë do të takohet edhe me përfaqësuesit e fraksioneve politike. Kina ka shtyrë në shenjë proteste Samitin e Lionit.

Dalai Lama në një konferencë shtypi më 16 maj 2008 në Bohum, Gjermani

Dalai Lama në një konferencë shtypi më 16 maj 2008 në Bohum, Gjermani

Më shumë se 30 europarlamentarë kanë vendosur që të agjërojnë një ditë të plotë. Në këtë mënyrë ata duan të solidarizohen me Dalai Lamën dhe tibetianët. Natyrisht as shalli i bardhë nuk do të mungojë. Në Parlamentin Evropian do të ndahen më shumë se 800 shalle të tillë. Gjatë fjalimit që do të mbajë udhëheqësi shpirtëror i Tibetit, shumë prej europarlamentarëve do të mbajnë shallin në shenjë solidarizimi.

Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian

Dalai Lama do të flasë për herë të parë para këtij institucioni, por vizita ka një peshë edhe më të madhe. Pekini zyrtar është nxitur para lojërave olimpike që të fillojë dialogun e mirëfilltë me Tibetin për zgjidhjen e problemeve, ndërkohë që pas përfundimit të lojërave dialogu është ndërprerë.

Parlamenti Evropian është i mendimit se Kina po vazhdon me politikën e represioneve. Erurodeputetja austriake Eva Lichtenberger pohon se ka ardhur koha që të dërgohen sinjale shumë të qarta.

„Parlamenti Evropian ka theksuar gjithmonë rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut e kështu ka qenë edhe në Këshillin e Evropës. Jam shumë e bindur se këtu nuk do të ketë kurrfarë konfrontimesh."

Tibetianë në ekzil duke pritur për Dalami Lamën në Indi, 23 nëntor 2008

Tibetianë në ekzil duke pritur për Dalami Lamën në Indi, 23 nëntor 2008

Mbështetësit e Tibetit janë optimistë edhe për faktin Dalai Lamën do ta presë këtë fundjavë në Poloni edhe presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy. Kina është zemëruar aq shumë me këtë gjest, sa që vendosi të mos marrë pjesë në samitin vjetor me BE. Etohja në raportet me BE është pra shumë e dukshme. Prandaj, ky fakt e bën edhe më interesant vizitën dhe fjalimin e Dalai Lamës në Bruksel. Eurodeputetja austriake Eva Lichtenberger është e mendimit se sjellja e Pekinit është plotësisht e tepruar. „Këtu ëshë fjala për një përsonalitet i cili kërkon zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe nuk paralajmëron konflikte të reja."

Udhëheqësi i radhës i Presidencës së BE, Nicolas Sarkozy do të takohet me Dalai Lamën të shtunën në Poloni. Ai gjithnjë ka hedhur poshtë kërcënimet e Kinës, edhe në kohën e lojërave olimpike.

Dalai Lama me Carla Bruni-Sarkozy, 22 gusht 2008

Dalai Lama me Carla Bruni-Sarkozy, 22 gusht 2008

Dalai Lama ka ikur nga Tibeti në vitin 1959, pas dështimit të një kryengritje. Kina e trajton atë si seperatist, i cili angazhohet për shkëputjen e këtij rajoni të Himalajmeve. Dalai Lama është bartës i Çmimit Nobel për Paqen dhe angazhohet për një autonomi më të gjëra të Tibetit. Ai i ka hedhur poshtë akuzat e Kinës për angazhimet e tij për pavarësinë e Tibetit.

DW.COM

  • Data 04.12.2008
  • Autor Christopher Plass
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G9A1
  • Data 04.12.2008
  • Autor Christopher Plass
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G9A1