1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Dalai Lama pritet si yll muzike në Parlamentin Evropian

Pothuajse asnjë karrige nuk kishte mbetur bosh në sallën e Parlamentit Evropian para plenumit të së cilit Dalai Lama mbajti një fjalim. Ai u bëri komplimente deputetëve dhe foli kundër Kinës.

Dalai Lama në Francë

Dalai Lama në Francë

Ai u prit si një yll muzike - një pritje të tillë në Parlamentin Evropian nuk ka përjetuar asnjë president. Qindra bashkëpuntorë të parlamentit kishin dalur para ndërtesës për të pritur Dalai Lamën. Shumë prej tyre mbanin në qafë shallin e bardhë për të demonstruar solidaritet. Në plenum nuk kishte mbetur asnjë vend bosh, pothuajse të gjithë deputetët ishin të pranishëm në sallë. Ata patën rastin të takojnë një Dalai Lamë me humor të mirë i cili foli për spiritualitetin, për politikën dhe po ashtu edhe për gratë: "Po shoh shumë gra në parlament - disa prej tyre janë me të vërtetë goxha të bukura".

Disa pjesë nga fjalimi i tij kuptoheshin vështirë sepse ai preferoi të fliste në anglisht. Megjithatë porositë e tij politike ishin të qarta: të gjithë e dinin se ai nuk angazhohet për pavarësi nga Kina por për autonomi brenda territorit kinez. Për të arritur këtë qëllim nuk guxon të përdoret dhuna, theksoi Dalai Lama. Ndërkaq autoritetet kineze ai i akuzoi se nuk janë të interesuara për negociata me tibetianët: "Ata nuk duan të flasin me me. Ata besojnë se problemi mund të zgjidhet vetëm me shtypje dhe me armë".

Në prag të lojërave olimpike në Pekin, Kina ishte deklaruar e gatshme për bisedime me përfaqësuesitë e Dalai Lamës. Këto bisedime janë ndërprerë më vonë nga pala kineze. Një arsye më shumë që tani të tregohet qartë solidariteti me Dalai Lamën, thotë Tomas Man (Thomas Mann), i ngarkuari i Parlamentit Evropian me çështjen e Tibetit: "Ky ishte një show i madh për opinionin publik i kinezëve për të drejtuar Lojërat Olimpike. Dhe pastaj ata menduan se kjo temë ka përfunduar. Sinjali që duam të japim tani është i qartë: fati i popullit tibetian është i rëndësishëm për ne".

Hans Gert Pëtering (Hans Gert Pöttering), presidenti i Parlamentit Evropian theksoi se po mbështeten qëllimet politike të Dalai Lamës: "Ajo që kërkojmë ne është që populli tibetian të jetojë identitetin kulturor dhe fetar të tij".

Për shkak të mbështetjes së madhe që Bashkimi Evropian po i ofron Dalai Lamës, Kina ka anuluar samitin me BE-në. 'Një çmim politik që mund të paguhet', është mendimi që sundon në Parlamentin Evropian. Shefi i socialdemokratëve në këtë parlament, Martin Shulc (Martin Schulz): "Kina ka nevojë për botën ashtu siç ka nevojë bota për Kinën - kjo do të tejkalohet ".

Dalai Lama falenderoi deputetët për solidaritetin e treguar. Për të shtunën (6.12.) është paraparë edhe një takim me presidentin e Francës, Nikolas Sarkozi (Nikolas Sarkozy).

  • Data 04.12.2008
  • Autor Michael Becker
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G9WO
  • Data 04.12.2008
  • Autor Michael Becker
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G9WO