1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dalai Lama nis vizitën në Gjermani

Dalai Lama arriti për një vizitë disa ditore në Hessen. Kryeminstri i Landit, Roland Koch (CDU) e siguroi Dalai Lamën pas një takimi (29.07.) në Neu-Isenburg, se Gjermania dhe Hesseni kanë simpati të madhe për të.

Kryeministri i Hesenit, Roland Koh pret Dalai Lamën

Kryeministri i Hesenit, Roland Koh pret Dalai Lamën

Brenda shtetit kinez, tibetianët nuk mund t'i marrin të drejtat që duhen për të jetuar kulturën e tyre, tha Koch-u, një mik i vjetër i Dalai Lamas.

Gjermanët i kanë ndjekur me shqetësim përleshjet e dhunshme me ujgurët

"Në vazhdojmë të kemi shumë vështirësi për të arritur me rrugë ndërkombëtare, që edhe populli juaj të ketë brenda lidhjes shtetërore kineze të drejta dhe pavarësinë, të cilat i nevojiten, për të jetuar si popull i veçantë me kulturën, gjuhën dhe fenë e tij." - i tha Koch-u Dalai Lamës.

Gjermanët i kanë ndjekur me shqetësim të madh përleshjet e dhunshme me ujgurët në veriperëndim të Kinës, që tregojnë se një popull me identitet të vetin nuk lejohet të jetë aq i lirë sa të jetojë traditat e veta kulturore, format e veta të jetesës dhe të kultivojë gjuhën e vet, tha më tej Koch-u, i cili shtoi:

"Ju, Hirësia juaj, jeni për shumë njerëz në botë - edhe për mua personalisht - ai, i cili përpiqet që të tërheqë ekskluzivisht me mjete paqësore vëmendjen për këtë problem dhe të zhvillojë ekskluzivisht me mjete të tilla luftën e rëndësishme, për t'i dhënë popullit tuaj lirinë dhe identitetin e domosdoshëm."

'Këtë herë do të mbaj kryesisht leksione për budizmin'

Vetë Dalai Lama tha se është "shumë i lumtur" që është sërish në Gjermani.

"Unë me të vërtetë jam shumë i lumtur, që jam sërish këtu. Këtë herë do të mbaj kryesisht leksione për budizmin dhe për komunitetin budist, tibetas këtu. Kështu, me kërkesën e tyre unë do të shpjegoj filozofinë dhe konceptet bazë të Budizmit", tha Dalai Lama.

Autor: Gui Hao/Pandeli Pani

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 30.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/J04y
  • Data 30.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/J04y