1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dalai Lama "mollë sherri" mes SHBA-së dhe Kinës

Megjithë protestat e kinezëve, Presidenti i SHBA-së Barack Obama do të mbajë takimin e planifkuar me Dalai Lamën më 18 shkurt. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se Obama mirëpret bisedën konstruktive me Dalai Lamën.

default

Obama dhe Dalai Lama

Në vitin e parë të mandatit të tij, Barack Obama dëshironte të bënte gjithçka ndryshe nga paraardhësit e tij në detyrë, që në fushata elektorale kishin premtuar një qëndrim të ashpër ndaj Kinës. Pa peshën e këtyre premtimeve të mëparshme, veçanërisht në sfondin e krizës financiare, qeveria e Obamës mundi të mbante shumë shpejt bisedime dhe takime të nivelit të lartë mes dy shteteve.

Nuk duhet harruar se kinezët zotërojnë një gjysmë bilioni euro bono thesari të SHBA-së dhe janë kështu kreditori më i madh i amerikanëve. Vizita e parë zyrtare jashtë vendit e çoi ministren e Jashtme të SHBA-së Hillary Clinton edhe në Pekin. Atëherë Clinton deklaroi se ajo nuk vinte si kusht përparimet në debatin për të drejtat e njeriut për të diskutuar me Kinën tema të tjera të rëndësishme. Kjo i solli shumë kritika në vendin e saj.

Kritikat ndaj Obamës

USA / Obama / Washington

Kritikë iu desh të pranonte edhe Presidentit Obama, kur vitin e kaluar refuzoi një takim me Dalai Lamën. Dhe në vizitën e tij të parë në Kinë ai veproi sipas dëshirës së mikpritësit. Në Shangai Obama deklaroi gjatë një takimi me studentë të përzgjedhur: "Ne kemi një marrëdhënie pozitive, konstruktive dhe komplekse, gjë që lehtëson partneritetin në temat vendimtare të kohës sonë: rimëkëmbjen e ekonomisë, zhvillimin e energjive të pastra, çarmatimin bërthamor, luftimin e ndryshimit të klimës, paqen dhe sigurinë në Azi dhe mbarë botën."

Por kohët e fundit duket se punët kanë ndryshuar. Ministrja e Jashtme amerikane, Hillary Clinton deklaroi gjatë një fjalimi në Paris, se Kina duhet t'i bashkohet kërkesës për sanksione më të ashpra ndaj Irakut, nëse nuk dëshiron të izolohet në plan diplomatik dhe të ketë pasoja negative në planin ekonomik.

Dalai Lama, Google dhe armët

Clinton kishte thënë më parë edhe se Pekini duhet të sqarojë sulmet e piratëve të kompjuterave, për të cilat makina e kërkimit në internet, Google, ishte ankuar publikisht. Veç kësaj SHBA-ja njoftoi se do t'i livronte Taivanit armë në vlerë prej 6,4 miliardë dollarësh. Dhe tani Presidenti Obama do të takohet me Dalai Lamën. Ekspertja për Kinën në institutin liberal Qendra për Progres Amerikan, Nina Hachigian, mendon se ky ishte një zhvillimin i parashikueshëm: "Metoda e veprimit e qeverisë amerikane nuk ka ndryshuar, bëhet fjalë më shumë për planin kohor. Në marrëdhëniet amerikano-kineze këto tema të vështira herët apo vonë shtrohen për diskutim."

Hillary Clinton Qatar Doha

Hillary Clinton

Sipas Hachigian raporti mes Kinës dhe SHBA-së është i komplikuar dhe ka shumë diferenca, por ai nuk duhet dramatizuar artificialisht. "Edhe vitin e shkuar amerikanët kanë marrë vendime të vështira, të cilat i kanë irrituar kinezët. P.sh. kur Presidenti Obama vendosi taksa importi për gomat e makinave nga Kina, pasi ishte i bindur se vepronte kështu në interes të SHBA-së", tha ajo.

Barack Obama und Wen Jiabao / China / USA

Obama dhe Wen Jiabao, do t'i prishin raportet?

Hachigian i referohet sukseseve të Obamës në politikën ndaj Kinës, p.sh. në samitin për klimën në Kopenhagë, qëndrimin e Kinës ndaj Iranit dhe Koresë së Veriut apo në masat për përballimin e krizës ekonomike. Natyrisht në të gjitha këto fusha ka ende shumë për të bërë. Por fjalët e ashpra të Kinës në lidhje me Tibetin dhe Taivanin nuk janë të pazakonta. Këto janë tema shumë të rëndësishme për Kinën.

Hachigan shprehet optimiste për të ardhmen, ndryshe nga shumë ekspertë të tjerë për Kinën, të cilët flasin për shtim të tensionimit në marrëdhëniet mes dy vendeve.

"Sa i takon politikës së sigurisë dhe ekonomisë ne jemi aq të varur nga njëri-tjetri, sa gjejmë gjithnjë rrugë për të bashkëpunuar në tema të cilat janë të rëndësishme për të dyja palët", pohon ajo. Dallime në tema të tjera do të ketë gjithnjë.

Autor: Christine Bergmann/eliana Xhani

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 17.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M3j7
  • Data 17.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M3j7