1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dalai Lama kritikon qeverinë kineze

Udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve tha gjatë një video-chati me luftëtarin afrikanojugor kundër aparteidit Desmond Tutu, se "hipokrizia" është bërë pjesë e jetës së përditshme në "sistemin komunist totalitar" të Kinës.

default

Dalai Lama

Pas refuzimit të vizës për të shkruar në Afrikën e Jugut, ku ishte ftuar për 80-të vjetorin e ditëlindjes së luftëtarit afrikanojugor kundër aparteidit Desmond Tutu, Dalai Lama u lidh me të në video-chat. Duke komunikuar me shokun e tij të vjetër përmes internetit Dalai Lama i tha me shaka: "

"Gëzohem që tani për përvjetorin e 90-të të ditëlindjes tënde, mos harro të më dërgosh ftesë, që ta vëmë qeverinë tënde në provë" tha me shaka udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve. Shkaku i refuzimit të vizës për Dalai Lamën nga Afrika e Jugut ishin kërcënimet e qeverisë kineze ndaj qeverive të tjera, se në rast se do të prisnin Dalai Lamën, kjo do të çonte në keqësimin e marrëdhënieve bilaterale.

Hipokrizia - pjesë e përditshme e sistemit komunist kinez

Desmond Tutu

Desmond Tutu

Në universitetin e Westcape të Afrikës së Jugut, ku Dalai Lama ishte ftuar të mbante një fjalim me rastin e ditëlindjes së mikut të tij, ish-peshkopin anglikan Desmod Tutu, ishte vendosur gjatë kohës së video-chatit midis dy mbajtësve të çmimit Nobel të Paqes, në mënyrë simbolike një karrige bosh.

Në mesazhin e tij përmes video-chatit Dalai Lama tha se për fat të keq "hipokrizia" është bërë pjesë e jetës së përditshme në "sistemin komunist totalitar" të Kinës: "Në sistemin totalitar komunist dhe jo vetëm komunist por në shumë sisteme totalitare, tregimi i gënjeshtrave është bërë për fat të keq pjesë e jetës së tyre."

Dalai Lama, ceremonia e çmimit Nobel të Paqes

Dalai Lama, ceremonia e çmimit Nobel të Paqes

Duke bërë me gishta shenjën e dy brirëve në kokën e tij Dalai Lama tha se disa zyrtarë kinezë e konsiderojnë atë si "demon": Disa zyrtarë kinezë më përshkruajnë si një "demon" dhe natyrisht disa kanë frikë nga demoni."

Luftëtari afrikanojugor kundër aparteidit dhe mbajtësi i çmimit Nobel të Paqes Desmond Tutu e akuzoi qeverinë afrikanojugore se me refuzimin e vizës ajo po tregohet më e keqe se sa regjimi i apartejdit.

Autor: dw/dpa/Pani

Redaktoi: Lindita Arapi