1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Dakord për reduktimin e emisioneve të dioksidit të karbonit

Pas muajsh të tërë diskutimesh ministrat e Mjedisit të BE-së ranë dakord për të vendosur vlera kufij jo vetëm për autoveturat, por edhe për automjetet e vegjël të transportit.

Dioksidi karboni konsiderohet si killer i klimës

Dioksidi karboni konsiderohet si "killer" i klimës

Kompromisi vjen në kohën e duhur. Para një jave takimi i nivelit të lartë të OKB-së në Cancun të Meksikës i hapi rrugën një marrëveshjeje të re për mbrojtjen e klimës. Sipas mendimit të ministrit gjerman të Mjedisit takimi i nivelit të lartë të OKB-së në Cancun megjithë kompromiset ishte i sukseshëm. Tani e kishin radhën ministrat e Mjedisit të BE-së për të plotësuar me këtë hap të paktën një pjesë të vogël të detyrave të tyre të shtëpisë dhe për të realizuar të paktën në vendet e tyre atë që kërkojnë nga bota.

Ministrat e Mjedisit të BE-së ranë dakord që në të ardhmen automjetet e vegjël të transportit të mos shpenzojnë më tepër se 5,6 litër naftë duke emetuar kështu shumë më pak dioksidi karboni, që konsiderohet si "killer" i klimës.

Ministri gjerman i Mjedisit, Norbert Röttgen

Ministri gjerman i Mjedisit, Norbert Röttgen

"Ne ramë dakord për një vlerë prej 147 gram dioksidi karboni për kilometër deri në vitin 2020 fjala është për automjetet e vegjël të transportit deri në 3,5 tonë, ky është një kompromis shumë i mirë, për të cilin kemi diskutuar gjatë." - tha ministrit gjerman i Mjedisit.

Sidomos industria gjermane e automobilëve ishte ajo që shtypte frenin dhe bëri për një kohë të gjatë rezistencë, ndërkohë që komisioni i BE-së kërkonte të bëhej më tepër për mbrojtjen e klimës.

Gjithësesi komisionerja e BE-së për klimën Connie Hedegaard është e kënaqur: "Ne arritëm gjëra që përfundimisht janë më abicioze nga ato që kërkonte fillimisht industria!"

Autor: Frank Hofmann / Pandeli Pani

Redaktoi: Eliana Xhani