1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Dacic provon të prekë perëndimin

Zëvendëskryeminsitri i Serbisë Ivica Dacic vlerëson se perëndimi me politikën e tij e shtyn Serbinë në krahët e Rusisë. Problemi është se Serbia nuk është interesante as për Rusinë, vlerësojnë analistët.

Ivica Dacic, ministri i Brendshëm dhe kryetar i socialistëve

Ivica Dacic, ministri i Brendshëm dhe kryetar i socialistëve

Ministri i Brendshëm dhe kryetar i socialistëve Ivica Dacic beson se Evropa do të bëjë gabim të madh, nëse Serbia nuk do të marrë kandidaturën për në BE dhe thotë se përderisa SHBA dhe BE nuk kuptojnë qëndrimet tona, është e mundur që në pushtet të vijë opcioni, që ndoshta do të kthehet nga ana e Rusisë. Përderisa interesi i fuqive të mëdha perëndimore është që populli serb të ketë gjithnjë përshtypjen se i bëhet padrejtësi, atëherë pyetja është nëse ekziston një interes me i lartë se ky, pyet Dacic. Me qëllim që dikujt të mos i shkonte në mendje, që rusëve t'u ofrojë këtu ngritjen e bazave ushtarake, atëherë edhe BE dhe Amerika duhet të bëjnë një politikë të paanshme ndaj nesh. Që amerikanët kanë interes që të bëjmë një marrëveshje të madhe lidhur me Kosovën, interesi ynë ndoshta do të ishte që të hyjmë në NATO. Por ata me sa duket nuk janë të interesuar për një marrëveshje të tillë, përmbylli Dacic.

Rusia nuk ofron kurrfarë alternative

Këto deklarata të Ivica Dacicit nuk mund të komentohen nga roli i tij si burrë shteti, apo nënkryetar i qeverisë serbe, por vetëm si deklarata të kryetarit të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), thotë për DW Cedomir Antic, zëvendëskryetar i klubit të Avancuar. Ky është në fund mesazhi për votuesit para zgjedhjeve dhe vetëm kështu duhet parë, mendon Antic. Përsa i përket thelbit të këtyre deklaratave, ata janë në një masë të madhe të vërteta, thotë Antic.

Pllakatë in Belgrad

Pllakatë in Belgrad

"Nuk shoh se ka nevojë për ndokënd që të shtyjë Serbinë kah Rusia, sepse Serbia është pjesë e sferës së interesit të Federatës Ruse. Dhe kur Rusia në dhjetë vitet e fundit është përpjekur për Serbinë, këtë ajo e ka bërë për të forcuar pozitën e saj në hapësirën e ish Bashkimit Sovjetik. Dhe tjetra, këtë duhet ta dimë, Rusia nuk ka krijuar një alternativë, se ku ne mund të hyjmë: pra, BE është në zhvillim dhe me sa di unë deri tani nuk ka qenë e mundur të dëgjosh që dikush jashtë hapësirës postsovjetike dhe dikush jashtë Lindjes së Largët të jetë përfshirë në të."

Rusët mund të zemërohen

Ashtu siç është shprehur dhe ato janë në rradhë të parë mendime se Rusia është një alternativë më pak e preferuar në krahasim me integrimin Euroatlantik, deklarata e Ivica Dacicit mund të trajtohet në mënyrë negative në Rusi. Profesori i fakultetit të shkencave politike Predrag Simic thotë se kjo me të drejtë mund të shkaktojë zemërimin e Rusisë.

Flamujtë e Serbisë, Rusisë dhe BE

Flamujtë e Serbisë, Rusisë dhe BE

"Sepse nëse je rusofil, apo rusofob nuk ka rëndësi. Nuk mundesh në njërën anë të kërkosh ndihmën e Rusisë në Këshillin e Sigurimit lidhur me Kosovën, apo investime ruse, ndihmën e Rusisë për daljen nga kriza, të kërkosh rritjen e pranisë së mallrave serbe në tregun rus dhe në të njëjtën kohë të përpiqesh të luash me kartën e rivalitetit të fuqive të mëdha. Nga ana tjetër fakt është fakt se Serbia ka ngecuar e bllokuar në mes të rivalitetit të Moskës dhe Uashingtonit.

Preket perëndimi?

Pyetja, që lind, është, nëse Dacic është përpjekur të prekë perëndimin me të tilla deklarata, i cili mund të thoshte "hajde le ta pranojmë Serbisë, se përndryshe shkuan te rusët". Cedomir Antic mendon se ky nuk ka qenë qëllimi i këtyre deklaratave.

"Së pari njerëzit, që lexojnë këto deklarata, nuk vajtojnë prej kohësh, sepse në shumicën e rasteve vajtohet prej tyre. E kur është fjala për opinionin e këtyre vendeve, ai nuk dëgjon as deklaratat e presidentit të Serbisë, e lëre pastaj të nënkryetarit të qeverisë. Mendoj se këto deklarata i drejtohen Serbisë dhe opinionit serb dhe madje nuk i drejtohen as Rusisë."

Putin dheTadic nënshkruajnë marrëveshje për energjinë

Putin dheTadic nënshkruajnë marrëveshje për energjinë

Predrag Simic nga ana tjetër nuk përjashton mundësinë që Dacic është përpjekur të prekë perëndimin, sepse vetë momenti i kësaj deklarate përkon me vendimin për kandidaturën e Serbisë në BE:

"Sepse në këtë moment Serbia është objektivisht më larg BE nga ç' ka qenë në dhjetorin e vitit të kaluar, së paku kur është fjala për Kosovën. dhe ndoshta i vetmi argument racional, që mund të çonte në një kandidaturë të Serbisë është që në këtë moment fushate paraelektorale vendimi negativ i Brukselit prakitkisht i jep goditje vdekjeprurëse forcave proevropiane, në rradhë të parë Boris Tadicit dhe koalicionit të mbledhur rreth tij, pjesë e të cilit është Ivica Dacic. Në këtë kuptim kjo mund të shpjegohet si një mesazh i fundit për Brukselin para vendimit për kandidaturën e Serbisë në BE."

Autor: Ivica Petrovic/Angjelina Verbica
Redaktoi: Aida Cama