1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Daçiq: Zgjedhjet nuk do ta ngadalësojnë rrugën e Serbisë drejt BE

Serbia do të vazhdojë rrugën e integrimeve evropiane dhe do të bëjë çmos për anëtarësim deri në vitin 2018. Kështu u tha në Beograd pas takimit të kryeminsitrit aktual Ivica Daçiq me ministrin e Jashtëm grek Venizelos.

"Do të bëjmë gjithçka që është në mundësitë tona për vazhdimin e procesit të integrimeve evropiane, që do të thotë se do të angazhohemi që zgjedhjet të mos e pengojnë procesin e reformave dhe zbatimin e marrëveshjeve me Prishtinën", deklaroi kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, pas takimit në Beograd me ministrin e Jashtëm grek Evangelos Venizelos. Greqia ëshë udhëheqëse e radhës e Bashkimit Evropian. Daçiq tha se "qëllimi i Serbisë është që të plotësojë kushtet për anëtarësim në BE deri në vitin 2018, ndërsa në BE të futet deri me 2020." Ministri i Jashtëm grek Venizelos u shpreh se "fillimi i negociatave për anëtarësimin e Serbisë dhe anëtarësimi i saj në BE, do të jetë një hap vendimtar për stabilitetin e Ballkanit".

"Qeveria serbe ka bërë hapa të guximshëm, për stabilizimin e Ballkanit perëndimor. Fillimi i negociatave për anëtarësimin e Serbisë është një hap shumë i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit", theksoi ai. Vanizelos tha se edhe në fushatën elektorale po tregohet kujdes i madh për të mos dëmtuar procesin e negociatave për anëtarësim në BE. "Athina do të angazhohet që Serbia të hapë sa më shumë kapituj në kohën kur ajo është udhëheqëse e radhës së BE, pra deri në qershor, me synim që Serbia të bëhet anëtare e BE deri në vitin 2020".

Vanizelos dhe Daçiq ishin dakord për raportet mes vendeve të tyra, duke i quajtur ato si "të shkëlqyeshme". Greqia është investitori i tretë më i madh në Serbi, me më shumë se dy miliardë euro. "Duam që raportet ekonomike mes dy vendeve tona të jenë edhe më të mira", tha ai. Vanizelos ka nisur sot vizitën katërditore. Pas Serbisë ai do të qëndrojë edhe në Mal të ZI, në Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri. Në Beograd ai është takuar edhe me presidentin e Serbisë Tomisllav Nikoliq, zëvendëskryeminsitrin Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e Jashtëm Ivan Mrkiq.