1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Daçiq: Do të dëshiroja, por ende nuk ka marrëveshje me Prishtinën

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq me një grup ministrash nga kabiti i tij qeveritar u takua në Bruksel me disa komisionerë të Bashkimit Evropian. Daçiq tha se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje me Kosovën.

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq u shpreh në Bruksel (15.03.2013) se do të "dëshironte që të jetë arritur ndonjë marrëveshje me Prishtinën, për asociacionin e komunave me shumicë serbe". Por ai nuk mendon se "Prishtina ka lëvizuar prej pozicioneve të saj të ngurta, kundër përgjegjësive ekzekutive të asociacionit të komunave me shumicë serbe".

Pas takimeve të zhvilluara në Komisionin Evropian së bashku me ministrat Sllavica Gjukiq-Dejanoviq, Rasim Lajiq dhe Zharko Obradoviq, kryeministri serb në këtë mënyrë bëri të qartë edhe një herë se ende nuk ka ndonjë marrëveshje me palën kosovare për problemin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Këtë marrëveshje ai e quajti vendimtare për ecurinë e mëtejshme të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. "Nuk është e vërtetë që kemi arritur marrëveshje", theksoi Daçiq, i cili megjithatë e vlerësoi pozitivisht ecurinë dhe dinamikën e dialogut të deritanishëm. "Marrëveshja vendimtare ende mungon. Ndaj nuk është e vërtetë që kanë mbetur vetëm edhe disa imtësira për t'u zgjidhur, ndonëse do të dëshiroja që të jetë kështu", nënvizoi Daçiq.

ARCHIV - Der serbische Premierminister Ivica Dacic spricht am 12.10.2012 im Parlamentsgebäude in Budapest (Ungarn) bei einer Pressekonferenz. Nach der klaren Absage des serbischen Regierungschefs Dacic an Neuwahlen, hat sich die Krise in der Koalition nicht beruhigt. Die Regierung sei wegen angeblicher Mafiakontakte führender Politiker und Beamter in ihren Grundfesten erschüttert, berichteten die Zeitungen am Sonntag (03.02.2013) übereinstimmend in Belgrad. Es werde möglicherweise vorzeitige Parlamentswahlen im April oder im September geben. Foto: SZILARD KOSZTICSAK/dpa (HUNGARY OUT) +++(c) dpa - Bildfunk+++

Ivica Dacic, kryeministër i Serbisë

Takimi i radhës me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi në Bruksel do të duhej të mbahet më 20 mars. "Kur them do të duhej kam parasysh parimin e Chaterine Ashton që nuk duhet të takohemi në qoftë se nuk ekziston shpresa për një marrëveshje të mundshme, sepse nuk duhet të humbasim kohë kot. Unë jam dakord me këtë parim", tha kryeministri i Serbisë.

Deri tani nuk ka ndonjë informacion se pas raundit të ardhshëm të dialogut më 20, do të mbahet edhe një takim tjetër më 28 mars (siç ka bërë të ditur këto ditë presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq, i cili pas takimit të enjten (14.03.2013) në Beograd me baroneshën Chaterine Ashton u shpreh se "marrëveshja me Kosovën nuk ka qenë kurrë më afër". Këtë informacion nuk ka mundur ta konfirmojë askush në Bruksel.