1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dështon rezoluta ndaj Iranit në Vjenë - Irani: të dhënat mbi planet atomike "të falsifikuara"

Rusia, Kina e shumë shtete neutrale të martën (04.03.) penguan në Vjenë miratimin e rezolutës kritike ndaj Iranit. Sanksionet e mëtejshme ndaj Iranit të vendosura nga Këshilli i Sigurimit u konsideruan të mjaftueshme.

default

Selia e OKB-s në Vjenë dhe zyra e IAEA-së (International Atomic Energy Agency)

Një goditje për Evropianët dhe një sukses për Iranin, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare Atomike ndodhet në krizë. Më kot Sekretari i përgjithshëm i kësaj agjencie, Mohammed El Barradei u përpoq për një qëndrim më të rreptë ndaj Teheranit. Ndonëse ky vend ka bërë mjaft hapa për zbardhjen e programit të tij civil bërthamor, inspektorët nuk janë lejuar të futen në ambjentet, ku dyshohet se bëhen kërkimet për përdorimin ushtarak të energjisë atomike. "Sipas mendimit tim kjo është e pamjaftueshme. Unë i bëj thirrje Iranit, që sa më shpejt të kujdeset për sqarimin e të gjitha pyetjeve lidhur me aktivitetin bërthamor."


Më shumë se 30 stete janë të përfaqësuara në Këshillin e Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare Atomike. El Barradei u paraqiti atyre dokumenta, që lënë të nënkuptohet se bëhet punë kërkimore shkencore për një sistem raketash për armë bërthamore. Për herë të parë qysh prej dy vjetësh organizata ishte në prag të realizimit të një reozlute për ta detyruar Teheranin që të paraqiste hapur të gjitha planet dhe të përmbushte kushtet e vendosura nga Këshilli i Sigurimit. Rezulta me formilime kritike ndaj Iranit synonte të mbështeste sanksionet e OKB-së të vendosura të hënën (03.03.) nga Këshilli i Sigurimit. Ambasadsori i Iranit Ali Soltanieh e refuzoi një veprim të tillë, që sipas tij do të rezikonte autoritetin dhe kredibilitetin e Agjencisë Ndërkombëtare Atomike. "Aktivitetet iraniane kanë qëllime paqësore dhe të gjitha çështjet e hapura janë sqaruar."


Por kreu i agjencisë ndërkombëtare e priti me rezerva këtë përgjigje. Sipas tij Irani ka bërë kërkime lidhur me raketat dhe kokat shpërthyese atomike. Rezultatet janë të qarta.


Ndërsa ambasadori i Teheranit shprehu dyshime mbi vërtetësinë dokumentave të paraqitura. Për të ato nuk janë dëshmi, por hamendësime teknike, që mund t´i kenë nxjerrë njerëz të caktur dikur dhe diku. "Ne e kemi thënë, që dokumentat apo supozimet janë të fasifikuara. Por sidoqofshin ato ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Agjencinë Ndërkombëtare Atomike."


Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe nuk ishin të kënaqura me këto deklarime. Ato dështuan me nismën e tyre kundër Teheranit për shkak të rezistencës së Rusisë, Kinës dhe të shumë vendeve në zhvillim.


Si rjedhojë nuk arrit fare që dokumenti të hidhej për votim, sepse evropianët e tërhoqën proejktrezolutën e paraqitur, të cilën donin ta mbështesnin amerikanët. Kjo u bë që së paku të ruhej për sy e faqe uniteti brenda organizatës. Evropianët dhe amerikanët shpresojnë tani, që sanksionet e Këshillit të Sigurimit do të jenë të mjaftueshme për ta vënë në lëvizje Teheranin që të hapë kartat. Studimet e fundit të Agjencisë Ndërkombëtare Atomike janë shqetësuese. Por të dhënat për kërkimet lidhur me kokat shpërthyese nuk mund të verifikohen, për aq kohë sa Teherani ngul këmbë në pozicionin që kjo temë është e mbyllur.

  • Data 04.03.2008
  • Autor Meyer-Feist, Andreas, Wien (BR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DI5y
  • Data 04.03.2008
  • Autor Meyer-Feist, Andreas, Wien (BR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DI5y