1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dështon një sulm terrorist në Mekë

Policia e Arabisë Saudite ka penguar në minutën e fundit një sulm të mundshëm ndaj Xhamisë së Madhe në Mekë, ku ishin mbledhur qindra mijëra besimtarë.

Sipas të dhënave të autoriteteve arabe të sigurisë është penguar një atentator vetëvrasës që kishte planifikuar një sulm terrorist në fund të muajit të Ramazanit. Gjashtë pelegrinë të huaj dhe një polic u lënduan, kur i dyshuari hodhi veten në erë në afërsi të xhamisë Al-Haram.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme Arabe tha në televizionin saudit, se më parë ishte zhvilluar një shkëmbim zjarri mes të dyshuarit dhe forcave të sigurisë. Më parë në afërsi të vendit më të rëndësishëm për myslimanët, në Meka policia kishte qëlluar për vdekje një islamist.

 

la/(rtr, afp, ap)