1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dështon misioni i IAEA-së në Iran

Inspektorët u përpoqën të gjejnë një rrugë për sqarimin e çështjeve të mbetura hapur. As vizita në impiantin në bazën ushtarake të Parshinit nuk ka qenë e mundur, as bisedimet për çështjet atomike nuk përparuan.

Dështon misioni i IAEA-së në Iran

Dështon misioni i IAEA-së në Iran

Zhgënjim i madh për Zyrën ndërkomëtare për kontrollin e armëve atomike, IAEA, me seli në Vjenë. Që në natën e të mërkurës (22.2.) u bë e ditur se për çështjet e hapura të programit atomik iranian nuk është arritur asnjë përparim. Të mërkurën paradite (22.2.) një delegacion i drejtuar nga kryeinspektori i IAEA-së, Hermann Nackaerts zbriti në Vjenë:

"Ne patëm dy ditë bisedime intensive me Teheranin. Ne u përpoqëm të merrnin informacione për pyetjet e mbetura pa përgjigje. Folëm në mënyrë të veçantë për dimensionin e mundshëm ushtarak të programit atomik iranian. Dhe u përpoqëm të vizitonim një nga pikat që për hetimet tona është e rëndësishme. Të gjitha këto i bëmë nën një vullnet konstruktiv, por për fat të keq nuk arritëm konsensus për asnjë nga këto pika.“

Nuk priten takime të tjera

Kjo ishte vizita e dytë e shefit të IAEA-së në Teheran brenda një muaji. Takime të tjera me udhëheqjen iraniane nuk janë planifikuar aktualisht. Nëse ka kuptim kjo, Nackaert, nuk donte të jepte përgjigje:

"Ne do t'i raportojmë drejtorit të përgjithshëm. Në mes të muajit mars me këtë temë do të merret Këshilli i Guvernatorëve. Pastaj do të shohim, cilat do të janë hapat e tjerë."

Shumë më qartë se më parë kanë formuluar Autoritetet për kontrollin e energjisë atomike në raportin e fundit të muajit nëntor dyshimet se Irani mund të jetë duke prodhuar bombën atomike. Formuluesit e raportit të nëntorit theksuan disa herë se njohuritë e tyre janë nxjerrë me informacione nga shumë burime. Sipas tyre, Irani ka qenë aktiv vitin e kaluar në disa sektorë të rëndësishëm për prodhimin e bombës. Mes tyre numërohen përveç pasurimit të uraniumit edhe konstruimi i një koke ndezëse atomike, i cili mund të transportohet me raketat iraniane, si dhe zhvillimi i një mekanizmi të komplikuar ndezjeje, i cili mund të vinte në lëvizje një reaksion zinxhir nuklear.

Autor: Hans Jörg Paas/ Aida Cama

Redaktoi: Auron Dodi