1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Dështon kërkesa për shpalljen e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi si vende të sigurta

Bavaria dështon me kërkesën për ashpërsimin e kërkesave për azilkërkuesit nga Ballkani. Kosova ende nuk shpallet vend i sigurtë, por shanset për azil janë gati zero.

Budapest, Flüchtlinge aus dem Kosovo

Refugjatë nga Kosova

Landi i Bavarisë ka dështuar me kërkesën e tij për ashpërsimin e kritereve për azilkërkuesit që vijnë nga Ballkani. Qeveria kristiansociale e landit bavarez kishte sjellë në Këshillin Federal një projektligj për shpalljen e "Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi" si "vende të sigura origjine". Me këtë autoriteteve gjermane do t'u mundësohej vlerësim i përshpejtuar dhe i thjeshtuar i procedurave të azilit dhe kthimi i refugjatëve në vendlindje.

"Kush është në nevojë, atij do t'i ndihmohet", e arsyetoi ministri i Këshillit Federal nga Bavaria, Marcel Huber (CSU) kërkesën bavareze, "por vijnë edhe shumë të tjerë që nuk kanë asnjë arsye për azil." Qëllimi, thonë kristiansocialët, "është ndalimi eficient i keqpërdorimi të azilit për të ruajtur kapacitete për ata që janë vërtet të përndjekur." Por të premten (27.03) Bavaria nuk gjeti mbështetje e shumicës për këtë kërkesë në Këshillin Federal. Kjo e pengon tani kalimin e iniciativës ligjorë të kristiansocialëve në Bundestag.

Vitin e kaluar qeveria gjermane shpalli disa vende të Ballkanit si vende të sigurta origjine, si Serbinë, Maqedoninë, dhe Bosnje-Hercegovinën, pas rritjes së menjëhershme të numrit të kërkesave për azil nga këto vende. Unioni kristiandemokrat e kristiansocial kërkoi renditjen edhe të Shqipërisë dhe Malit të Zi në grupin e vende ve të sigurta nga Ballkani, por kërkesa dështoi për shkak të rezistencës së socialdemokratëve.

Bundesrat Abstimmung zur Verschärfung des Asylrechts 19.09.2014

Këshilli Federal

Dështimi i dytë i kristiansocialëve

Debati për shpalljen e vendeve të tjera nga Ballkani si vende të sigurta lindi këto javë kur në Gjermani erdhi një numër shumë i madh kosovarësh. Për shkak se shanset për njohjen e azilit të njerëzve nga Kosova janë gati zero (shifra e njohjes është në 1%. shën red.) shpallja si vend i sigurtë u pa si një mënyrë për kthimin e shpejtë të tyre në vendlindje.

Aktualisht numri i të ardhurve nga Kosova në Gjermani ka rënë dukshëm krahasuar me dy muajt e parë të fillimit të vitit, pas federata dhe lander gjermane morën masa më të ashpra për ndalimin e ardhjes së refugjatëve që në Serbi dhe Hungari. njëra prej tyre ishte dërgimi i policëve gjermanë në këto rajone.

Efekti praktik i vendimit

Qeveria gjermane ka theksuar disa herë se nuk ka thuajse asnjë shans që shtetas nga Shqipëria dhe Kosova që vijnë në Gjermani të marrin azil politik. Shtetas nga këto shtete faktikisht trajtohen nga organet gjermane sikur të vinin nga shtete të sigurta. Mosgrupimi i Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi formalisht tek shtetet e sigurta nuk ndryshon gjë në trajtimin e shtetasve shqiptarë. Kërkesat e tyre për azil përpunohen brenda 14 ditësh.