1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Dështimi i qeverisë së Kosovës

Shkarkimi i qeverisë së kryeministrit, Isa Mustafa në Kosovë ka tërhequr vëmendjen e mediave gjermane, ku theksohet, se Kosova megjithë ndihmat mbetet vendi më i varfër e i korruptuar.

Gazeta gjermane "Süddeutsche Zeitung" shkruan të enjten (11.05), se në shtetin më të ri të Ballkanit, në Kosovë merr fund qeveria e koalicionit të kryeministrit, Isa Mustafa. "Fundi i koalicionit qeverisës mes partisë së Mustafës, LDK dhe Partisë Demokratike të Kosovës të kryetarit të parlamentit, Kadri Veseli është pasojë e një stanjacioni politik disamujor. Partitë qeverisëse nuk krijonin dot mazhorancën për të kaluar në parlament projekte të rëndësishme, si vendosja e kufirit me Malin e Zi, organizimin në shtet të pakicës serbe apo krijimin e ushtrisë."

"Süddeutsche Zeitung" vëren se ky vend i vogël, megjithë ndihmat financiare të SHBA dhe BE në shifra miliardash, një trupe ndërkombëtare të mbrojtjes e misionit më të madh të BE-së jashtë, Eulex, ky vend konsiderohet një vendet më të varfra dhe të korruptuara të Europës.

Gazeta "Neue Zürcher Zeitung"  vëren se, pas rrëzimit të qeverisë ka shumë gjasa që zgjedhjet të zhvillohen në qershor. Edhe "Neue Zürcher Zeitung" thekson faktin se "të dy partitë e koalicionit kanë bllokuar në një luftë për pushtet prej muajsh njëra-tjetrën dhe nuk krijonin dot mazhorancë për miratimin e ligjeve të ndryshme."

 

 

la/pp(nzz, südd)