1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Dështim i forcave afgane të sigurisë" - Rreth 500 të burgosur arratisen nga burgu i Kandaharit

Zyra e presidentit afgan Hamid Karzai flet për një katastrofë: në natën duke u gdhirë dita e hënë nga një burg i krahinës me trazira Kandahar janë arratisur gati 500 të burgosur talibanë. Ky rast ngre tani pyetje tjera.

Pamje nga burgu i Kandaharit

Pamje nga burgu i Kandaharit

Ishin qindra të burgosur që brenda afro katër orësh nëpër errësirë arritën të arratisen nga burgu qendror i Kandaharit. Guvernatori i krahinës Turjalai Wessa sqaroi: "Talibanët përdorën një taktikë të re. Ata kanë hapur një tunel nga një shtëpi banimi deri në burg. Pastaj të burgosurit kanë ikur nga burgu përmes këtij tuneli."

Guvernatori i Kandaharit, Turjalai Wessa

Guvernatori i Kandaharit, Turjalai Wessa

Pak orë pas arratisjes për rastin u prononcuan edhe talibanët. Zëdhënsi i tyre Zabiullah Mujahid mburrej para gazetarëve: "tuneli ishte 360 metra i gjatë dhe janë dashur pesë muaj për hapjen e tij."

Burgu qendror i Kandaharit përbëhet nga tre radhë ndërtesash në njërin prej të cilave mbahen vetëm të burgosurit politikë. Aty ka përfunduar tuneli, sqaroi guvernatori Wessa. "Në mesin e 475 të burgosurëve të arratisur vetëm njëri ka qenë kriminel. Të gjithë të tjerët ishin të burgosur politikë."

Pamje nga burgu i Kandaharit

Pamje nga burgu i Kandaharit

Edhe njëherë në vitin 2008 talebanët kishin arritur të organizojnë një arratisje masive. Atëherë nga po i njëjti burg janë arratisur 400 luftëtarë si dhe 600 të burgosurë të tjerë. Kryengritësit kishin përdorur atëherë disa atentatorë vetvrasës dhe armë të rënda për të çarë murin e sigurisë së burgut. Si pasojë jetën patën humbur 20 njerëz në mesin e tyre 10 policë. Pas ikjes spektakulare perëndimi ka ndihmuar me disa milionë euro për ndërtimin e burgut në Kandahar si dhe përmirësimin e kushteve të sigurisë në mënyrë që në të ardhmen të pamundësohen arratisjet e tilla.

Kjo është hera e tretë brenda një kohë shumë të shkurtër që Afganistani tronditet nga ngjarjet negative. Para disa ditësh një kamikaz ka kryer një sulm ndaj zyrës së Ministrisë afgane të Mbrojtjes. Ndërsa në fillim të prillit gjatë një sulmi të protestuesve të zemëruar ndaj bazës qendrore të Kombeve të Bashkuara në Masar-i-Sharif u vranë disa bashkëpuntor të OKB-së. Me këtë aksion demonstruesit protestuan kundër djegies së një Kurani në një kishë në shtetin federal amerikan Florida.

Policia afgane në Herat

Policia afgane në Herat

Ngjarjet e javëve të fundit ngrejnë pyetje të reja. A janë forcat afgane të sigurisë në gjendje që deri në vitin 2014 të marrin përsipër vet përgjegjësinë për sigurinë në vendin e tyre? Sipas guvernatorit të provincës Kandahar, Turjalai Wessa arratisja masive i nxorri në pah dobësitë e organeve afgane të sigurisë: "Nuk ka dyshim që organet e sigurisë kanë dështuar. Ne e pranojmë hapur se ka munguar vigjilenca e nevojshme e forcave të sigurisë."

"Një katastrofë që nuk ka guxuar të ndodhte kurrë." Kështu e vlerësoi rastin Waheed Omar zëdhënësi i presidentit afgan Hamid Karzai.

  • Data 27.04.2011
  • Autor Ahmad Achakzai / Esat Ahmeti
  • Fjalët kyç Afganistan
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/114LG
  • Data 27.04.2011
  • Autor Ahmad Achakzai / Esat Ahmeti
  • Fjalët kyç Afganistan
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/114LG