1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dënohet vrasja e ambasadorit amerikan në Bengazi

Reagime të forta në mbarë botën pas sulmit ndaj konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë. Gjatë sulmit të dhunshëm u vranë ambasadori amerikan dhe tre përfaqësues diplomatikë.

default

Sulmi në Bengazi

Presidenti amerikan, Barack Obama ka dënuar vrasjen e ambasadorit amerikan Christopher Stevens dhe tre punonjësve të tjerë në konsullatën amerikane ne Bengazi të Libisë. "Ata ishin një shembull i angazhimit amerikan për liri, drejtësi dhe partneritet me vendet dhe njerëzit në të gjithë botën", ka thënë ai. Obama e cilësoi sulmin e kryer ndaj konsullatës amerikane si " një sulm të neveritshem". Ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton u shpreh se ambasadori amerikan dha jetën në përpjekjet e tij për të ndërtuar një Libi më të mirë. Shtëpia e Bardhë më parë kishte konfirmuar lajmin e vrasjes së ambasadorit amerikan pas një sulmi islamist të kryer ndaj kësaj konsullate.

J. Christopher Stevens, ambasadori amerikan

J. Christopher Stevens, ambasadori amerikan

Edhe qeveria gjermane ka dënuar sulmet ndaj përfaqësive diplomatike amerikane në Bengazi dhe në Kajro." Një dhunë e tillë kundër përfaqësive diplomatike nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë mjeti i konflikteve politike dhe veprimit politik", tha Steffen Seibert, zëdhënësi i qeverisë gjermane në Berlin. Është shumë e rëndë që në Bengazi janë bërë viktimë e fanatizmit fetar katër vetë. Edhe presidenti francez, Francois Hollande ka dënuar sulmin ndaj konsullatës amerikane në Bengazi, duke e cilësuar "krim të shëmtuar.

Shkak i sulmit një film i prodhuar në SHBA

Presidenti i Asamblesë Kombëtare Libiane, Mohamed Magarif kërkoi falje në televizionin Al Xhazira për sulmin e kryer në Bengazi. "Ne kërkojmë falje para Shteteve të Bashkuara, popullit amerikan dhe para gjithë botës për atë që ka ndodhur", ka thënë Magarif."

Sulmi në BengaziR

Sulmi në Bengazi

Shkak i shpërthimit të dhunës është bërë prodhimi i një filmi nga të krishterët koptikë në SHBA, në të cilin, sipas pikëpamjes së islamistëve, fyhet profeti Muhamet. Gjatë së mërkurës mijëra vetë kishin protestuar edhe para ambasadës amerikane në kryeqytetin egjiptian Kajro kundër filmit. Gjatë protestës flamuri amerikan ishte ulur dhe ishte zëvendësuar me një flamur të zi islam.