1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dënohet ish-udhëheqësi i kryengritësve kongoleze, Lubanga

Dënohet ish-udhëheqësi i kryengritësve kongolezë Lubanga. Ai akuzohet për rekrutimin e qindra ushtarëve fëmijë në luftë. Masa e dënimit jepet në një seancë tjetër.

Thomas Lubanga

Thomas Lubanga

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka bërë fajtor ish udhëheqësin e kryengritësve kongolezë Thomas Lubanga për shkak të krimeve të kryera gjatë luftës. Ai ka rekrutuar në Republikën Demokratike të Kongos nga 2002 deri në 2003 qindra fëmijë si ushtarë dhe i ka përdorur gjatë luftimeve për të vrarë anëtarë të grupit etnik Lendu në lindje të Republikës Demokratike të Kongos. Masa e dënimit jepet në një seancë tjetër. Pritet të jepet dënimi me burg të përjetshëm.

Sipas akuzës milicia e Lubangas detyroi qindra fëmijë të vriten dhe të përdhunohen, madje edhe sot fëmijët janë ende të traumatizuar nga angazhimi i tyre në krimet e Lubangas. Ky është dënimi i parë i Gjykatës Ndërkombëtare Penale e cila filloi punën para dhjetë vjetësh.

Lubanga para Hagës

Lubanga para Hagës

Masa e dënimit nga gjykatësit do të jepet më vonë. Lubanga 51 vjeçar u arrestua në 2006, ndërsa procesi i tij nisi në 2009. Kjo Gjykatë e krijuar në vitin 2002 me seli në Hagë është një prej disa gjykatave të krijuara pas ngjarjeve të tmerrshme, si gjenocidi i vitit 1994 në Ruanda, vrasjet në masë në Sierra Leone dhe ish Jugosllavi.

Auto: dpa/Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi